Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohen detaje nga vrasja në Shkodër, kamerat e sigurisë filmojnë vetëm një person që ka kryer krimin

16/07/2018
Vrasja e çiftit në Shkodër/ Digjet arma e ‘autorëve të vrasjes’, po zhduken gjurmët..
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-efektivi i policisë Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndocaj me të cilin kishte edhe një fëmijë rreth dy vjeç janë ekzekutuar nga një person i vetëm.

Në këtë konkluzion kanë arritur hetuesit e çështjes së rëndë të zbuluar mëngjesin e djeshëm pasi kanë kqyrur kamerat e sigurisë.

Referuar pamjeve që kanë mundur të regjistrojnë kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të quajtur “Rruga e gjerë”, në Shkodër, burimet policore thonë se dy të rinjtë janë ekzekutuar me breshëri automatiku rreth orës 1:15 minuta të natës, ndërsa janë zbuluar nga kalimtarë të rastit më shumë se 5 orë më vonë.

Ndonëse autori që ka qëlluar fillimisht mbi Boranin, pastaj mbi bashkëjetuësen e tij ka qënë një i vetëm, identifikimi i tij është i vështirë. Për këtë arsye pamjet e kamerave të sigurisë janë dërguar për një ekspertizë më të mirë në Tiranë.

Në një foto të siguruar më herët nga BalkanWeb e fiksuar pak minuta pas vrasjes, Borani duket i kthyer në të djathtë, nga sedilja ku qëndronte bashkëjetuesja e tij. Kjo të krijon përshtypjen se ai ka tentuar të mbrojë gruan dhe fëmijën.

Ndërkohë sedilja e parë ku qëndronte Silvi është e shtyrë pas, duke të lënë përshtypjen sikur ka qënë disi e shtrirë. Ende nuk është përcaktuar nëse djali i tyre ka qënë i ulur në sediljen e pasme apo në prehrin e nënës, aty ku e kanë gjetur mëngjesin e së dielës të mbuluar me gjak, por fatmirësisht të paprekur nga plumbat. Pritet që me daljen e ekspertizës të saktësohet e gjithë skena e vrasjes.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një autor që ka qëlluar kryesisht nga ana e majtë e makinës, pasi mjeti është parkuar rrëzë pallatit. Vrasësi ka zbrazur plot 23 plumba, një pjesë e madhe mbi trupin e Boranit dhe gruas së tij.

Policia ka shoqëruar rreth 30 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ose që e kanë njohur çiftin për të mbërritur tek motivet e më pas autorët e ekzekutimit.

Boran Bërçana ish-efektiv policie mësohet gjithashtu se ka qenë në Spanjë, nga ku ishte kthyer rreth 8 muaj më parë. 30-vjeçari kishte punuar si efektiv në Policinë e Shkodrës, më pas te forcat “Shqiponja”, ndërsa për pak kohë kishte shërbyer edhe në Pukë.Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës kur Bërçama shërbente në Policinë e Shtetit./News24

Tags: vrasja ne shkoder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.