Një prej femrave më të komentuara në Shqipëri për linjat trupore është Rike Roci që mori vëmendjen e gjithë botës në Europianin e 2016-ës.
Duket se fama nuk ka mbetur aty pasi ka patur ngacmim nga futbollisti i famshëm francez Corentin Tolisso. E ftuar në “Top Arena” për të folur rreth fitores së Francës në Kupën e Botës, ajo zbuloi momentin e papritur.
“Isha në një lokal në Saint-Tropez dhe dikush më ngacmoi duke më thënë: “hey my wife!”. Unë thërrita djemtë e sigurisë së lokalit, pasi nuk e njoha djalin. Një ditë më pas e pash në televizor që ai ishte transferuar të Bayern Munchen dhe bëhej fjalë për Tolisso”, tha Rike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/