Pas ngjarjes së mesuar pak minuta më parë,Policia e Shkodrës ka gjetur një makinë të djegur, për të cilën dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e çiftit mëngjesin e së dielës së sotme në Shkodër.
Mjeti i djegur është gjetur në afërsi të Koplikut, dhe sipas policisë mund të jetë i autorëve të ekzekutimit të çiftit. Dyshohet se i është vënë flaka për të mbuluar gjurmët e autorëve.
Boran Berçama mbeti i vrarë së bashku me bashkëjetuesen e tij Silva Ndoci brenda makinës në qytetin e Shkodrës. Në makinë ishte dhe fëmija i tyre i cili ka shpetuar mrekullisht.
30-vjeçari nuk njihej si person problematik gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e policit në komisariatin e policisë në Pukë.Një nga pistat ku po heton policia e Shkodrës,është në lidhje me detyrën që ka ushtruar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/