Tërmetet nuk ndalen, 6 lëkundje vetëm ditën e sotme

Tërmetet nuk ndalen, 6 lëkundje vetëm ditën e sotme

164
0
Shares

Gjashtë tërmeti janë regjistruar gjatë ditës së sotme, kryesisht në territorin e Durrësit.

Sipas IGJEUM, lëkundjet kanë filluar pak pas mesnatës, në orën 1:59 minuta me magnitudë 2.7 dhe epiqendër në Gjirin e Lalzit me një thellësi prej 25 km.

Tërmeti i dytë u regjistrua në orën 02:52, me magnitudë 2.1 ballë dhe epiqendër në Kuraten të Durrësit.

I treti ndodhi pas tre minutash, në orën 02:55 me magnitudë 2. 1 ballë dhe epiqendër në Kashnjet të Lezhës.

Lëkundja e radhës u ndje në orën 04:37 minuta me magnitudë 2.7 dhe epiqendër 7 km nga Delvina.

Tërmeti i pestë me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 10:21 të paradites së sotme me epiqendër në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Ndërsa tërmeti i fundit u regjistrua në mesditë, në orën 11:57 minuta me magnitudë 1.7 ballë dhe me epiqendër po në Gjirin e Lalzit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY