Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Skandal, si rrihen gazetarët nga kompania që po ndërton Hec në Valbonë

15/07/2018
VIDEO/Skandal,  si rrihen gazetarët nga kompania që po ndërton Hec në Valbonë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mesditën e së premtes, një grup xhirimi i Top Channel, i cili po filmonte aktivitetin e hidrocentraleve në Valbonë, u sulmua nga disa persona të cilët rezultuan se ishin punonjës të një kompanie “security”, të kontraktuar nga firme ndertimi.

 Top Channel publikon pamjet filmike të momentit të sulmit, kur shtetasi Muhamed Gjongeci, një punonjës i kompanisë së sigurisë, afrohet bashkë me dy të tjerë pranë grupit të xhirimit.

Në këtë moment, Gjongeci ka nisur të ofendojë grupin e xhirimit të Top Channel me fjalë fyese dhe më pas është konfrontuar fizikisht me ta. Nga pamjet e filmuara nëpërmjet dronit, Gjongeci i merr telefonin regjisorit që po drejtonte dronin dhe gjatë përplasjes fizike me gazetarin i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, rrëzohen në tokë.

Punonjësi i “security” Gjongeci ngrihet, merr telefonin dhe godet me grusht një qytetar që po shoqëronte grupin e xhirimit të Top Channel. E gjithë skena është është rreth 25 sekonda, e filmuar rastësisht nga droni i ngritur për të parë situatën e ndotjes së Lumit Valbonë, nga punimet.

Gazetarët janë sulmuar në rrugë dhe jo në ambient privat nga ata që dhunojnë natyrën me leje koncensionare, ndërsa kompania deri më tani nuk ka kërkuar asnjë ndjesë për ngjarjen.

Aktualisht, Mohamed Gjongeci është i arrestuar në ambientet e Komisariatit të Tropojës, ndërsa prokuroria po përgatit dosjen për të ngritur akuzën ndaj tij.

Pavarësisht nga incidenti, Top Channel do të realizojë dokumentarin mbi ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë, duke publikuar shkeljet dhe shkatërrrimin e mjedisit në këtë zonë./Top Channel

Tags: GazetareHecvalbone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.