Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO-DETAJE/ Tjetër rast i rëndë, gjirokastriti var veten pasi la lekët në lloto

13/07/2018
Gjendet i vetëvarur në banesë një 23-vjeçar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 35-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e kishës së fshatit të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, kur familjarët e gjetën të riun pa jetë.

Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se Florian Resuli është gjetur i vetëvarur rreth orës 05:00. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, çka është konfirmuar se kemi të bëjmë me një vetëflijim. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Burime nga grupi hetimor, të cilat i referohen të dhënave të siguruara deri më tani, konfirmuan se 35-vjeçari po kalonte një situatë të rënduar psikologjike për shkak të vështirësive ekonomike.

Babai i dy fëmijëve të mitur kishte rreth tre muaj që ishte zhvendosur në Tiranë me familjen. Ai punonte si gdhendës guri dhe mermeri dhe me ato të ardhura që fitonte mbante të gjithë familjen.

Mësohet se një ditë përpara ngjarjes që tronditi bashkëfshatarët e tij, ai ishte kthyer në fshatin e lindjes, ndërsa gruan dhe fëmijët i kishte çuar në shtëpinë e prindërve të saj. Miq të afërt të viktimës kanë konfirmuar se 35-vjeçari kishte krijuar varësi nga lojërat e fatit.

Së fundmi, ai ishte orientuar edhe drejt basteve dhe skedinave për ndeshjet e Kampionatit Botëror të futbollit, çka e kishin zhytur atë në borxhe për shkak të humbjeve të skuadrave që konsideroheshin si të sigurta në kalimin në fazën tjetër.

Dyshimet më të forta janë për humbjen e një sasie të madhe parash në skedinat e futbollit, që përkeqësuan gjendjen ekonomike të familjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ka nisur të marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e viktimës, si dhe personat që patën komunikim ditët e fundit, për të zbardhur motivet e vërteta që mund ta kenë shtyrë atë drejt vetëvrasjes. Po kështu, po bëhet edhe verifikimi i komunikimeve të tij përmes aparatit celular. / Panorama.

Tags: kupa e botesllotoVar veten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.