DENONCIM/Duhen tre sëmundje për të përfituar rimbursim, dy janë pak

DENONCIM/Duhen tre sëmundje për të përfituar rimbursim, dy janë pak

472
0
Shares

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News ka trajtuar sërish sonte problemet që ka shkaktuar lista e re e barnave të rimbursueshme.

Pak kohë më parë, emisioni denoncoi mungesën e barnave me rimbursim të plotë nëpër farmaci, ndërsa sot, hedh dritë mbi kufizimet që janë vendosur kryesisht për barnat më të shtrenjtë në listë. Pra me pak fjalë e kanë bërë dhe këtu, si te ndihma ekonomike, nuk plotëson pikët, nuk mund të marrësh ilaçet me rimbursim. Se nuk mjaftojnë dy sëmundje duhet të kesh tre, në rastin konkret për të përfituar falas, holluesin e gjakut Xarelto.

Vajza denoncon në “Boom” rastin e nënës së saj. Edhe pse ka një planifikim për ta marrë falas për 6 muaj këtë ilaç, tani i thonë se me ndryshimet e listës nuk e përfiton më. Sipas saj, mjeku i ka thënë që duhet të mbushë pikët babai për ta marrë falas. Pra i bie, ta marri burri dhe ta pi gruaja, ose zonja duhet ta nxjerrë të ëmën me diabet. Zgjidhje tjetër nuk ka.

Denoncimi: “Mami në dhjetor 2017 ka kaluar një infarkt të rëndë. Kemi qenë të shtuar në spital, kemi bërë dhe koronaren, ka dalë me ca probleme. Në fletëdaljen e spitalit, mamit le që ka diagnoza me hipertension gradë e dytë, gradë e tretë, është me fibrilacion artrial, me aritmi, para dy vitesh ka kaluar dhe një melenë dhe me konsultën e QSUT-së na është dhënë Xarelto, 6 muaj. 

Në maj më marrin në telefon dhe më thonë që është ndërprerë, se ka hyrë pikëzimi. Domethënë mami nuk mbushte pikët.Unë nuk di tashi se çfarë duhet tjetër që mami të mbushi pikët. Nuk e di çfarë sëmundje tjetër mund t`i shtoj unë kësaj. 

Dy pikë plotësonte mami. Që mami ka gjithë sëmundjet që ka zemra. Duhet t`i gjeja diabetin që ta përfitonte falas Xarelton. Ajo diabetin s`e ka. Duhet të mundohem që unë t`ja nxjerr diabetin mamit që mami të plotësoj tre pikë. Dhe më thanë që pikët i plotëson babi. E përfiton babi tha, Xarelton që merr babi tha ta marri mami. Po mbase babi se ka të nevojshme, si mund t`ja nxjerri ai, se babi një aspirinë merr gjithë këto kohë, për hollues. Ilaçi në farmaci është 93-94 mijë lekë për një muaj. Imagjino që pensioni është 140 dhe 95 mijë lekë kjo të blej Xarelton”.

Gazetarja ju drejtua fillimisht Qendrës Shëndetësore numër 10, ku zonja merr shërbim. Aty gazetarët takuan drejtoreshën e qendrës, e cila u mundua ta zbukurojë situatën, duke thënë që rekomandimi për konsultë është dhënë nga mjeku i zonjës sepse ashtu e ka parë ai të arsyeshme. Kur gazetarja i thotë që kjo ndodh sepse zonja nuk plotëson pikët me ndryshimet e listës së re të barnave me rimbursim, drejtoresha nuk pranon të bëj asnjë koment, por vetëm thotë që zonja duhet ti drejtohet me rekomandimin që i ka dhënë mjeku në QSUT.

 Qendra Shëndetësore numër 10

Gazetarja: Çështja është se këtu është planifikuar për gjashtë muaj që ta marrë zonja.

Drejtoresha e Q.SH 10: E çfarë ankese ka pacientja, i thua doktoreshës?

Gazetarja: Pacienti ka këtë ankesë, që nuk e merr dot më atë ilaçin sepse mjeku i familjes i thotë që unë nuk ta jap dot për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në listë.

Drejtoresha e Q.SH 10: Jo, do bëhet vetëm një rikonsultë tjetër, për një rivlerësim. Një rivlerësim bëhet përsëri nga kardiologu. Është kërkuar për këta pacientë që marrin këtë preparat, nga një studim i caktuar, gjithmonë pas një studimi shkencor për këtë pjesë, do bëhet një konsultë. Është kërkuar për të gjithë. Këto datat që shihni ju kështu, këto datat janë rikonsulta që japim ne për të mirën e pacientit, sepse ky preparat e hollon dhe e trash gjakun.

Gazetarja: Jam shumë dakord unë doktoresha, por çështja është se ajo mjekja që ja ka dhënë ja ka dhënë për pesë muaj ose për gjashtë muaj. Pra, nuk ka kaluar akoma ky afat. Çfarë do bëhet nëse kanë kaluar vetëm katër muaj dhe ka për ta marrë dhe dy muaj të tjerë?

Drejtoresha e Q.SH 10: Mjekja e spitalit të konsultës kur jep një rikontroll e shikon mjeku i familjes si ecën. Në qoftëse nuk ecën mirë, e dërgon prapë dhe për tre muaj, le të ketë gjashtë muaj, sepse mua s`më pëlqen pacienti.

Drejtoresha e Q.SH 10: Ajo duhet të kërkoj konsultën që ja ka dhënë mjeku.

Gazetarja: Ku duhet ta kërkoj, si është procedura?

Drejtoresha e Q.SH 10: Ja ka dhënë doktori rekomandimin, në QSUT. Vlerësimin e bën gjithnjë QSUT-ja. Merre të vej të kërkoj konsultën deri sa të kthehet përgjigja.

Gazetarja: Doktori i ka thënë që ti nuk i plotëson tre pikët zonjë e nderuar, plotëson vetëm dy. Tani kjo skema e pikëve si është, mund të na i shpjegosh pak të lutem?

Drejtoresha e Q.SH 10: Jo, tani për momentin jo se jam shumë e ngarkuar, më duhet të lëviz.

Ne u interesuam për kufizimet e listës së barnave të rimbursueshmë edhe pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për medikamentin Xarelto, që nuk është gjë tjetër veçse një hollues gjaku dhe aty na thanë se kanë bërë një reagim për këtë medikament në faqen e tyre zyrtare. Ndër të tjera duhet mbajtur mend, që thuhej se “Udhëzimi për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë antikoagolant është hartuar në bashkëpunim me Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT”.

Reagimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për Xarelton

FSDKSH: “Asnjë bar për zemrën nuk është hequr nga lista, rimbursimi ka disa alternativa. Në përgjigje të ankesës së disa pacientëve për trajtimin me njërin nga barnat antikoagolant që përmban lista e rimbursimit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se: Bari Rivaroxaban 20 mg (Xarelto) nuk është hequr nga lista e barnave të rimbursueshme 2018.Udhëzimi për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë antikoagolant është hartuar në bashkëpunim me Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT, bazuar në rekomandimet e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë. FSDKSH sqaron gjithashtu se Lista e Barnave të Rimbursueshme përmban disa alternativea të barnave hollues gjaku dhe të gjithë pacientët do të marrin mjekimin e duhur”.

Duke qenë se fondi na tha që ky udhëzim është realizuar në bashkëpunim me shërbimin e kardiologjisë QSUT, ne pyetëm shefin e shërbimit të kardiologjisë në QSUT i cili e mohoi një gjë të tillë. Madje ai tha unë kam firmosur që të ulin pikët e atyre që duhet ta përfitojnë këtë medikament. Disa firma kanë bërë kërkesë që ta vendosin përsëri thotë ai dhe unë kam firmosur. Pra ka firmosur për të kundërtën.

Gazetarja: Ju jeni pyetur si shërbim kur është hartuar ky udhëzim, shërbimi i kardiologjisë?

Shef i shërbimit të Kardiologjisë, QSUT: Nuk e kam idenë. Se mund të mos jem pyetur unë, mund të jenë pyetur shefa të tjerë. Unë nuk kam ndonjë pyetje personale që të më ketë pyetur kush dhe disa firma kanë bërë një kërkesë për ta rivënë përsëri. Kemi kërkuar sepse është shumë i rëndësishëm për disa sëmundje zemre. Në këtë kuadër unë di që kam firmosur disa të tilla që jemi dakord që ato të vihen dhe të futet në sistem, për arsye të nevojës së këtij medikameti që është komod.

Te Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kishte një njoftim për këtë, nga interesi i lartë që ka shfaqur ky bar, ku thuhej: “Në bazë të konsultave që kemi marrë me kardiologjinë e QSUT-së dhe me stafin e saj, ne kemi përpiluar udhëzimin e pikëzimit, prandaj doja që të merrja një informacion më të saktë.

Shef i shërbimit të Kardiologjisë, QSUT: Po janë dhënë këto mendime që po them. Ne i kemi dhënë këto mendime. Ata duhet ti shofin dhe mund të ulin pikët dhe ta ndryshojnë. Ata e kanë në dorë këtë.  

Fondi mund të ketë pyetur ministrinë e shëndetësisë , ndoshta, por shërbimin e kardiologjisë mesa pamë nuk e ka pyetur, pasi ata jo vetëm që nuk kanë dhënë mendimin për ta kufizuar, por kanë firmosur dhe letra për të ulur pragun e pikëve, pra për ta përfituar më shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ilaçin Xarelto me rimbursim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY