Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata e PD/Konkluzioni i antidrogës italiane tregon mashtrimin e radhës së Ramës

12/07/2018
Deklarata e PD/Konkluzioni i antidrogës italiane tregon mashtrimin e radhës së Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reagimi zyrtar i partisë demokratike pas publikimit të raportit nga Italia për sasinë e madhe të drogës që vjen nga Shqipëria, vjen nga deputeti Strazmiri me një deklaratë nga selia blu.

Ai thotë se mbështetja politike për organizatat kriminale për trafikimin dhe kultivimin e drogës në Shqipëri është rritur para dhe pas zgjedhjes së Qershorit.

Raporti konfirmon të vërtetën që PD po u thotë shqiptarëve prej 10 muajsh që qeveria e Ramës është garante për pafajshmërinë e bosave në Shqipqri  po përdorin brutalitetin për të pastruar paratë e pista.

Rama ka mashtruar duke thënë se brenda një viti, Shqipëria ka dalë nga harta e drogës, ku të vetmen gjë që Shqipërisë i ka ndodhur është të hyjë në vendet që nuk do të munden të bëhen anëtare të BE.

Kjo qeveri e ka lidhur interesin e saj me drogën dhe mbetet që shqiptarët të mos e lejojnë këtë gjë.

Deklarata e plotë

Raporti i antidrogës italiane për vitin 2017 provoi zyrtarisht se Edi Rama ka mashtruar shqiptarët, Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur shpalli vitin e kaluar se qeveria e tij e ka hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit.

Konkluzioni i antidrogës italiane se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës me destinacion tregjet italiane dhe evropiane”, si dhe konkluzioni se “trendi i dyfishinit të konfiskimeve vjen nga droga e kutivuar në Shqipëri”, tregon se mbështetja politike për organizatat kriminale të kultivitimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është rritur para dhe pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar.

Raportin e antidrogës italiane, që konfirmon se grupet kriminale shqiptare kanë dalë në pah edhe për trafikun e kokainës, nuk e ka shkruar Partia Demokratike, por raporti konfirmon të vërtetën që Partia Demokratike po u thotë shqiptarëve prej më shumë se 10 muajsh : se nga kanabisi është kaluar tek kokaina dhe se qeveria e Edi Ramës është garant për paprekshmërinë e bosëve të drogës në Shqipëri!  Duke përdorur brutalitetin dhe paranë e tyre pistë të drogës, Rama mban pushtetin, pasurohet dhe pastron në ekonomi paratë e drogës. 

 3.4 milionë euro me Toyota Yaris nuk janë rastësi.

618 kg kokainë apo 180 milionë euro në Portin e Durrësit nuk janë rastësi.

Moskapja e bosëve të drogës në të dy rastet nuk është rastësi.

Prandaj nuk është rastësi mashtrimi i Ramës për shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit.

E vërteta është se Edi Rama e ka hequr Shqipërinë nga harta e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian.

Nëse do të kishte vullnet politik, Edi Rama duhet të arrinte të paktën rezultatet e qeverisjes së Partisë Demokratike në luftën kundër trafikimit të drogës, që siç thuhet në raportin e antidrogës italiane kapën vlerën më të ulët te tyre në vitin 2011.

Kultivimi dhe trafikimi i drogës, si dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat!

Dhe as kanë për të na u hapur në 2019-ën, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës, është forca e krimit, që bën prej 5 vjetësh ligjin në Shqipëri!

Mediat kryesore europiane tani po e shprehin hapur se “paratë e drogës janë bërë para të politikës në Shqipëri”.

Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë më asnjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e vendit. Tani është koha  ta largojmë, për t’i hapur Shqipërisë rrugën europiane.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1958504284200743/?notif_id=1531389733631284&notif_t=live_video

Tags: deklaratePDraporti i antidrogesstrazmiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.