Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shumica e maturantëve në Shqipëri pohojnë se kanë kopjuar

11/07/2018
Maturantët “të gëzuar”: Kopjuam edhe në provimin në korridor…, na lanë vetë mësuesit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Matura Shtetërore 2018 u shoqërua me paligjshmëri dhe problematika.

Ky është konkluzioni i arritur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, përmes një ankete online, ku morën pjesë 500 maturantë.

“30% e maturantëve pohojnë se ka pasur valë, telefona dhe internet nëpër klasa. Këtë e vërtetoi edhe nxjerrja e tezës në rrjetet sociale. Gjithashtu 70% e maturantëve pohojnë se ka pasur komunikim mes tyre”, tha Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”.

Mohimi i së drejtës për të ankimuar notën e provimit është gjithashtu i paligjshëm sipas “Qëndresës Qytetare”. Kjo është arsyeja përse në vjeshtë do t’i drejtohen Gjykatës Administrative, për të shfuqizuar nenin vitin e ardhshëm. Rast i ngjashëm është edhe vendimi i qeverisë, në prill të këtij viti, për vendosjen e mesatares mbi 7 për 105 programe studimi.

“Penalizohet jo vetëm ai që do të shkojë për mësues, por edhe ai që do të zgjedhë një nga këto 105 programe. Ai që do shkojë për histori nuk është e thënë të bëhet mësues, por mund të ndjekë degën e arkeologjisë, apo të specialistit të historisë”, shprehet më tej Rigels Xhemollari.

Ajo që mbetet e rëndë, sipas “Qëndresës Qytetare”, është se rritja e mesatares në fushën e mësuesisë është e qëllimshme.

“Privati e ofron Ekonomikun e Juridikun me mesatare 6, Stomatologjinë me mesatare 6, degë të cilat publiku i ofron me mesatare 8, 9 dhe 10. Pra, këta nuk kanë nevojë të shkojnë për biologji dhe histori, këta e kanë fare të lehtë situatën e tyre. Me mesataren 6 do të shkojnë të ndjekin Juridikun, Ekonomikun apo Stomatologjinë te privati”, tha Rigels Xhemollari./tch

Tags: kopjimmaturante

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.