Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk e ka mbështetur shembjen e teatrit kombëtar, si u manipuluan fjalët e Enver Petrovcit

11/07/2018
Nuk e ka mbështetur shembjen e teatrit kombëtar, si u manipuluan fjalët e Enver Petrovcit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një rast tipik dizinformimi, më datë 1 korrik 2018, media shqiptare në internet u mbush me lajmin me titull: ‘Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri!’

Që nga ajo ditë, Petrovci, 64 vjeç, i cili është i njohur mes të tjerash për rolet e Hamletit, Makbethit dhe Jul Cezarit nga veprat e Shekspirit, krahas dhjetëra filmave, është përpjekur ta përgënjeshtrojë lajmin e publikuar duke thënë se ai është nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka mbështetur në kurrfarë mënyre planin e qeverisë aktuale për të shembur teatrin ekzistues, për të dhënë tokën e tij për ndërtim pallatesh dhe për të ndërtuar një teatër të vogël në një pjesë të mbetur të kësaj toke.

Pyetur nga BIRN përmes telefonit, Petrovci tha se një gazetare, e cila nuk i ishte prezantuar me emër dhe mbiemër dhe as nuk i kishte thënë se për kë media punonte, e kishte pyetur në përgjithësi nëse mendonte se Tiranës i nevojitej një teatër i ri.

‘Unë i thashë po, Tiranës i duhet një teatër,’ shpjegoi Petrovci për BIRN, duke argumentuar se ai foli për mënyrën se si një vend duhet të ndërtojë një teatër kombëtar. ‘I thashë se teatri duhet të jetë një ndërtesë të cilës publiku i qaset nga të gjitha anët,’ shtoi ai. ‘I thashë gjithashtu se mendoj se ideale do të jetë që në Tiranë një teatër i tillë të ndërtohet te ‘Taivani’ ose te  ‘Piramida’.

Nuk i thashë që mbështes shembjen e teatrit kombëtar aktual,’ tha Petrovci. Sipas tij, një  ndërtesë teatri nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë tjetër afër, duke dhënë shembullin e Teatrit Kombëtar të Zagrebit. Pas publikimit të ‘lajmit’ në shumë portale të Tiranës dhe Kosovës,

Petrovci tha se ishte përpjekur ta përgënjeshtronte lajmin duke kontaktuar media të ndryshme por pa efekt.

‘Desha t’i them kryeredaktorit që ta qesë nga puna atë gazetaren, por nuk ia dola’, tha Petrovci. I mërzitur me rrengun, Petrovci tha se është betuar se nuk do të japë më asnjëherë intervistë  përmes telefonit për asnjë gazetar.

BIRN nuk ishte në gjendje të identifikonte gazetaren që bëri telefonatën te Petrovci dhe as median që e publikoi lajmin e para. Nga kërkimi në Google rezulton se lajmi është botuar në shumë media dhe në asnjë rast nuk ka emër autori. Në raste të ndryshme, në fund të shkrimit ka iniciale të ndryshme.

Në Agjencinë Telegrafike Shqiptare lajmi është botuar me akronimet a.g në fund ndërsa në shumë portale të tjera është botuar pa emër dhe pa burim. Shqipëria është zënë nga debati mbi planin e qeverisë për të shkatërruar teatrin ekzistues dhe për të dhënë tokën publike me koncesion për një kompani private për të ndërtuar disa pallate dhe një teatër të ri.

Javën e kaluar, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro falënderoi ata që ajo i quajti, një listë me artistë që mbështesnin planin e qeverisë, duke paraqitur një peticion dhe një listë me emra pa firma. Por i pari në listë, aktori legjendar Pirro Mani, sipas bashkëshortes së tij Pavlina Mani të pyetur nga Gazeta Shekulli, rezultoi se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pleqëri të thellë dhe nuk kishte firmosur kurrfarë dokumenti.

Asnjë nga mediat që publikoi lajmin mbi deklaratën e Petrovcit nuk rezulton të ketë publikuar sqarimet e tij mbi keqpërdorimin e deklaratës./Reporter.al

Tags: enver petrovcimanipulimteatri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.