Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debate te ‘Ligjet’/ kryeprokurorja shmang dhënien e informacioneve, PD: Keni ardhur të jepni llogari

11/07/2018
Debate te ‘Ligjet’/ kryeprokurorja shmang dhënien e informacioneve, PD: Keni ardhur të jepni llogari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arta Marku ndodhet në Komisionin e Ligjeve për të raportuar për punën e prokurorisë për vitin e 2017. Ajo ndodhet përballë opozitës e cila që në fillim e ka kritikuar dhe nuk e ka pranuar zgjedhjen e saj.

Duke qënë se dhe vetë seanca nisi me replika dhe debate, dhe vazhdimi pritej i tillë, kryeprokurorja është zënë ngushtë me pyetjet e deputetëve të opozitës.

Asaj iu drejtuan pyetje nga Edi Paloka i PD, i cili pyeti se pse nuk është hetuar çështja e vëllait të ministrit Xhafaj. Marku u përgjigj:

“Prokuroria një institucion i decentralizuar, dhe prokurorët janë përgjegjës për hetimet” Ndërsa lidhur me shkarkimet dhe emërimet në institucionin e akuzës, ajo tha se nuk janë shkarkime, por lëvizje të përkohshme. Sipas saj, ata që e kanë paditur në gjykatë, kanë humbur gjyqin.”

Ajo është përgjigjur se ndërhyrjet në çështjet konkrete, ja ndalon ligji.

Pyetja e deputetit ndaj Arta Markut.

Edi Paloka: A ka pasur deputetë apo ministra socialistë që kjo prokurori e krimeve të rënda i përgjonte për korrupsion dhe krimin? Nëse po, çfarë është bërë? Pyetja e dytë lidhet me emërimet dhe shkarkimet në kundërshtim flagrant me kompetencat që u njeh ligji? Shkarkuat Hajdarmatajn dhe aty dërguar një shoqen tuaj.

Pyetja e fundit lidhet me një çështje mjaft të ndjeshme; atë të Geron Agon Fatmir Xhafajt dhe nisjen e hetimeve nga Krimet e Rënda me 4 ditë vonesë, kur ai është larguar nga Shqipëria. A e keni marrë Ramën ta pyesni për ekspertizën e deklaruar prej tij? Pse se zbatoni ligjin antimafia për Fatmir Xhafajn?

Arta Marku: Sikur konstatohet edhe nga ju, pyetjet nuk kanë lidhje me raportin, unë jam për të prezantuar raportin, megjithatë disa përgjigje do ua jap. Sikur jeni në dijeni me reformën e re prokuroria ka pësuar ndryshime për organizimin, një i centralizuar është bërë i decentralizuar. Prokurori është titullari pa diskutimin i cështjes nuk ka tagër të ndërhyjë apo të japë urdhra. Prokurori mund të fillojë hetime kryesisht, ta ndjekë dhe zgjidhë dhe vetëm gjykata e kontrollon ligjshmërinë. Ndërhyrjet mi ndalon ligji. Unë nuk kam dijeni dhe informacion dhe detyrim ligjor ka kem një informacion të tillë.

Përsa i përket emërimeve dhe shkarkimeve, gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam zbatuar ligjin dhe kushtetutën dhe dispozitën tranzitore. Kam bërë caktime të përkohshme të prokurorëve, më lejon dispozita kalimtare, nuk kanë procedurë që duhet ndjekur, janë të përkohshme. Unë kam ndjekur disa kritere. Kam marrë informacione të karakterit sekret. Kush nuk është dakord nga personat e lëvizur mund të ankohet në gjykatë, sikur ka ndodhur. Vendimet e mia janë certifikuar edhe nga KPK. Përsa i përket Agront Xhafajt, nuk kam tagër për të pasur informacion konkret. Asnjë prokuror nuk mund të vijë të japë informacione konkrete, me përjashtim të komisioneve hetimore.

Edi Paloka: Nuk mora përgjigjet që prisja. Tagër për të lëvizur prokurorët që merren me hetimet e ministrave keni…këto nuk i ha njeri. Keni ardhur që të jepni llogari. Ua thash, jeni zgjedhur në mënyrë antikushtetuese.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156436128899909/

Tags: Arta MarkuKomisioni i ligjevepalokaPyetje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.