Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Hipoteka dhe Posta sorollatje për një çertifikatë

10/07/2018
VIDEO/Hipoteka dhe Posta sorollatje për një çertifikatë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qytetari Pëllumb Rrahmani ka denoncuar në emisionin “Stop” një problem me Hipotekën. Një objekt të legalizuar e ka futur për Hipotekë dhe ka marrë përgjigje se do të merrte certifikatën me postë në datën 24 Mars të këtij viti. Por disa muaj më vonë, endet mes Postës dhe Hipotekës pa zgjidhje. Plot 3 muaj, dy institucionet kanë bërë “ping-pong” me qytetarin, duke hequr secila barrën e përgjegjësisë.

Pëllumb Rrahmani shpjegon se 15 vite më parë, tokën e tij e kishte lënë si garanci bankare për një shok. Të gjitha detyrimet e bankës u shlyen dhe dokumentet ishin në rregull. Në Dhjetor 2017 bëri regjistrimin për lejen e legalizimit. Prej këtij momenti shfaqen problemet. Kartela e Pasurisë e nxjerrë nga Hipoteka “ka ngecur” rrugës. Në Hipotekë i thonë që ky dokument ka dalë dhe i është dërguar Postës. Nga ana tjetër, Posta thotë që kjo certifikatë nuk ka mbërritur në zyrat e tyre, dhe e adresojnë sërish qytetarin tek Hipoteka.

Pëllumb Rrahmani: “Përshëndetje, jam Pëllumb Rrahmani! Kam një arë 762 metër katrorë me hipotekë. Këtë arë, para 15 viteve e kam lënë garanci në bankë për një shokun tim. Në vitin 2008 është likujdur komplet banka. Tek kjo arë ndërtoj një godinë. Në Dhjetor të vitit 2017 më del leja e legalizimit dhe i drejtohem Hipotekës për regjistrim. Por çfarë ndodh? Këtu te Hipoteka më del ara e bllokuar. Më thonë kjo arë është e bllokuar. Unë i them që është e likujduar nga detyrimet që kam pasur. Këta më thonë do të sjellësh deklaratën noteriale. Unë sjell deklaratën noteriale, bëj aplikimin. Më thanë që kartela e pasurisë do të vijë më datë 24.03.2018. Pres Postën dhe nuk më erdhi përgjigjia. Vij tek Hipoteka, më thonë ‘kjo ka dalë më datë 12.3.2018″.

BISEDA TEK HIPOTEKA:

Specialisti-Kjo ka dalë më datë 12.3.2018.

Qytetari-Po s’është në asnjë vend!

Specialisti-Në postën tranzit ke parë?

Qytetari-Kam shkuar në postën tranzit, kam shkuar në të gjitha postat dhe nuk…nuk rezulton.

Specialisti-Në Hipotekë rezulton e dalë.

Qytetari-Po ku mund të jetë, sipas jush tashi?

Specialisti-Zakonisht, këto ngecin tek posta tranzit.

 

BISEDA TEK POSTA:

Qytetari-U bë 3 muaj, që vij vërdallë…

Punonjësja- Po cfarë, të të them unë e shkreta? Në Hipotekë, nëqoftëse ato e kanë nxjerrë vërtetë! S’ta ka fajin Posta!

 

Për të zgjidhur këtë rast, ka ndërhyrë gazetarja e emisionit “Stop”. Ajo shkoi në ZVRPP Tiranë të interesohej për dokumentin e qytetarit Rrahmani. ZVRPP Tiranë konfirmoi se Hipoteka e kishte dorëzuar Kartelën e Pasurisë tek Posta Shqiptare, dhe kjo u vërtetua edhe nga numri i protokollit. Emisioni “Stop” mundi të merrte certifikatën e kërkuar, duke i zgjidhur problemin qytetarit Pëllumb Rrahmani. Me Kartelën e Pasurisë dhe me lejen e legalizimit, tek zyrat e ADISA qytetari bëri aplikimin për certifikatën e pronësisë për godinën dhe truallin. /tvklan.al

 

Tags: denoncimStop

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.