Tailandë/ Nis faza e tretë e shpëtimit, nxirret fëmija i nëntë nga...

Tailandë/ Nis faza e tretë e shpëtimit, nxirret fëmija i nëntë nga shpella

130
0
Shares

Ka nisur faza e tretë e operacionit për shpëtimin e katër djemve dhe të trajnerit të tyre të futbollit, të cilët janë bllokuar në një shpellë në Tajlandë. Janë ende për tu nxjerrë dhe 5 fëmijë së bashku me trajnerin e tyre.

Raportohet se deri më tani është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës së nëntë.  Udhëheqës i misionit të shpëtimit, tha se të pestit do të nxirren jashtë në të njëjtën kohë. Në dy ditët e kaluara janë nxjerrë gjallë nga shpella tetë vetë.

Dymbëdhjetë djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre kanë qenë duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 qershor, kur janë bllokuar brenda, si pasojë e përmbytjeve nga shirat. Ata janë zbuluar të gjallë javën e kaluar.

Një ekip prej 90 zhytësish – 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë – po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY