Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, arsyeja

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, arsyeja

152
0
Shares

Sot pritej të jepej vendimi në lidhje me bandën e Shullazit, por është shtyrë për të dytën herë rradhazi pretenca për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij.

Shkaku i kësaj shtyrje është mungesa e avokatëve të të pandehurve. Seanca gjyqësore e rradhës është caktuar për në datën 24 korrik në orën 09:00.

Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Veprat penale për të cilat akuzohen jane:

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY