PD, vendimet e mëdha do të merren në vjeshtë, djegia e mandateve...

PD, vendimet e mëdha do të merren në vjeshtë, djegia e mandateve opsioni i lehtë

100
0
Shares

Ashtu si në sallën e parlamentit të hënën, edhe në komisionet parlamentare të së martës opozita i la vendet bosh. Por nuk janë sinjale të një bojkoti.

“Nuk bëhet fjalë për bojkot, nuk kemi marrë vendim për bojkot, është reagim ndaj asaj që ndodhi me procedurën në parlament”, tha Edi Paloka, nënkryetar i PD-së.

Vendimet e mëdha do të merren në vjeshtë.

“Reagimi politik, jo vetëm për ligjin e fundit për teatrin, por për gjithçka po ndodh në këtë vend do jetë shumë më i fortë dhe absolutisht deri në Shtator ne do marrim vendime qe do ta ndryshojnë realitetin politik në Shqipëri.”

Lulzim Basha foli për zhbërje të kuvendit duke mos përjashtuar edhe një ndër masat më ekstreme të aksionit opozitar, atë të djegies së mandateve të deputetëve.

“Djegia e mandateve është opsioni më i lehtë…”

Por në kampin e djathtë aleatet nuk pajtohen. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, më aktivi prej aleateve kohët e fundit në parlament, thotë se kundërshtari duhet mundur në fushë–betejë, në Kuvend.

“Unë për vete asnjëherë nuk kam qenë për djegie mandatesh sepse një ushtar i mirë ka shpatën, hushtën e shigjetën dhe brenda kësaj beteje prezenca parlamentare është një armë e madhe e opozitës që përplaset e denoncon dhe u sqaron shqiptarëve situatat. Çfarë do lloj tërheqje nga parlamenti unë do ta konsideroja jo fort të leverdishme për opozitën”, tha Dashamir Shehi.

Opozita, sugjeron aleati besnik i demokrateve, duhet t’i përqendrojë energjitë e saj si në parlament, ashtu edhe nëpër sheshe me qytetarët. Bojkoti, kurrsesi, thotë ai, nuk është rruga që duhet ndjekur./klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY