OSSHE Fier/ Nuk takoi drejtorin, qytetari dhunon punonjësit

OSSHE Fier/ Nuk takoi drejtorin, qytetari dhunon punonjësit

147
0
Shares

Një person ka ushtruar dhunë mbi rojen dhe punonjësit e OSHEE-së në qytetin e Fierit. Personi ka dashur të takojë drejtorin e institucionit dhe ka ushtruar dhunë për të hyrë me forcë në institucion, raportojnë mediat lokale.

Sipas drejtorit të OSHEE, këto kërcënime kanë ardhur si pasojë e operacioneve të kryera në terren për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Gjatë një lidhje telefonike, drejtori i OSHEE Fier, Armando Zhuka, pohoi se një person ka ardhur dhe është futur në ambientet e institucionit dhe ka kërkuar takim me drejtorin rajonal. Pasi është vënë në dijeni se drejtori nuk ndodhej atë moment në zyrë, personi në fjalë, emri i të cilit nuk dihet ende, i ka kërcënuar dhe ka nxjerrë pistoletën, raporton Neoalb.

Zhuka ka theksuar se ka edhe pamje filmike të cilat i janë vënë në dispocion policisë dhe është kryer kallëzimi përkatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY