Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Teatri/ PD: Kreu i shtetit të mos bëhet pjesë e grabitjes, pronarët e kërcënuar të rezistojnë

09/07/2018
Teatri/ PD: Kreu i shtetit të mos bëhet pjesë e grabitjes, pronarët e kërcënuar të rezistojnë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese është pjesë e skemës mafioze të Edi Ramës për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të 6 kullave, duke grabitur tokën publike dhe private.

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka nbajtur një deklaratë për mediat nga selia blu për të folur rreth gjykatës kushtetuese dhe miratimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.Mungesa e faktorit të gjykatës kushtetuese dhe nxjerrja jashtë çdo funksioni e saj, është bërë sipas një skeme të qartë mafioze nga kryeministri Edi Rama.

”Skema mafioze me të cilën Edi Rama asgjegjësoi gjykatën kushtetuese dhe më pas miratoi me urgjencë ligjin antikushtetues ka vetëm një qëllim: Pastrimin e parave të pista të drogës dhe të korrupsionit të qeverisë nëpërmjet shembjes së teatrit kombëtar,grabitjes së rreth 8 mijë e 500 m2  pronë publike dhe së treti kërcënimin ndaj pronarëve privatë për ta shitur tokën më çmimin qeshararak të përcaktuar po në mënyrë antikushtetuese nga kryemafiozi i qeverisë.” shprehet deputeti.

Në kushtet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese, nga mafia që na qeveris, partia demokratike po pret verdiktin e Presidentit të Republikës.

”Ne po presim që kreu i shtetit të vendosë veton e tij mbi ligjin mafioz rama-Fusha dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove.”

Gjithashtu deputeti i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë , që ka gjithashtu përgjegjësi pse vendi është pa Gjykatës Kushtetuese, të mos heshtë si për drogën, si për bllokim e Gjykatës Kushtetuese, dhe duhet të reagojë për ndalimin e grabitjes së pasurisë publike nga kryeministri barbar.

Fjala e plotë

Nëse ka një tregues që provon sesa mafioz është ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të 6 kullave nga Edi Rama, ky tregues është mungesa e Gjykatës Kushtetuese!

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe që pretendon nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, është një vend ku Gjykata Kushtetuese është nxjerrë jashtë funksionit sipas një skeme të qartë mafioze, të drejtuar nga kryeministri i vendit.

Skema mafioze, nëpërmjet të cilës Edi Rama asgjesoi Gjykatën Kushtetuese dhe, më pas, miratoi me urgjencë ligjin antikushtetues të Teatrit ka vetëm një qëllim:  pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës nëpërmjet:

  • Shembjes së Teatrit Kombëtar
  • Grabitjes së rreth 8500 metra katrorë pronë publike dhe
  • Kërcënimit të pronarëve privatë për ta shitur tokën me çmimin qesharak të përcaktuar, sërish në mënyrë antikushtetuese, nga kryemafiozi i qeverisë.

Partia Demokratike u bën thirrje pronarëve të rezistojnë ndaj çdo kërcënimi që po u bëhet nga kompania Fusha, e cila po përdor pushtetin mafioz të Edi Ramës për t’u grabitur pronën.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte sot në funksion dhe nuk do të mbahej peng nga Edi Rama, i cili ka bllokuar prej më shumë se 1 viti emërimet e reja, opozita, artistët, pronarët, qytetarët që kundërshtojnë grabitjen, do të kishin mundësi ta ankimonin ligjin në Kushtetuese dhe Gjykata të pezullonte çdo veprim të qeverisë.

Gjykata Kushtetuese do ta bënte këtë, sepse ligji për Teatrin bie ndesh me të paktën 4 nene të Kushtetutës dhe me dy ligje të tjera, atë “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, si dhe me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në kushtet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese nga mafia që na qeveris, ne po presim verdiktin e Presidentit të Republikës. Ne po presim që kreu i shtetit  të vendosë veton e tij mbi ligjin mafioz Rama – Fusha dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove.

Përfitoj nga rasti, t’i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë, që ka, gjithashtu, përgjegjësi pse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, të mos heshtë!

Të mos heshtë, njësoj si për drogën!

Të mos heshtë njësoj si për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, por të reagojë për të ndaluar grabitjen e pasurisë publike dhe private nga kryeministri barbar dhe i korruptuar që drejton sot Shqipërinë.

Partia Demokratike, opozita, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk  pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1953908651326973/?notif_id=1531123990690692&notif_t=live_video

Tags: deklarateDeputetipd. reagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.