Ligji për teatrin/ Artistët letër Presidentit Meta: Mos e dekreto!

Ligji për teatrin/ Artistët letër Presidentit Meta: Mos e dekreto!

147
0
Shares

Artistët i kanë dërguar një letër presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku i paraqesin kërkesën e tyre që ai të mos dekretojë ligjin e miratuar të enjten e shkuar nga mazhoranca për Teatrin Kombëtar.

Në letër artistët i argumentojnë presidentit Meta, se pse ai nuk duhet ta dekretojë këtë ligj, i cili sipas tyre është në kundërshti të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

LETRA E ARTISTEVE:

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Tiranë, më dt 09.07.2018

Drejtuar:                                                                                             SH.T.Z. Ilir META                                                                                                                                                    President i Republikës së Shqipërisë

Objekti:                                                                                                                        1. Kërkesë për kthiminpër rishqyrtim në Parlament të Ligjit “Për caktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” si në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet juridike dhe themelet morale të ndërtimit të shtetit demokratik.

2. Kërkesë për takim zyrtar në Institucionin e Presidencës me Presidentin e Republikës.

I nderuar Zoti President,

Duke Ju siguruar për konsideratën më të lartë për Institucionin e Presidentit të Republikës, dëshirojmë që përmes kësaj letre, t’Ju informojmë në lidhje me miratimin nga ana e Parlamentit të Shqipërisë të Ligjit: “Për caktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe njëkohësisht t`Ju shprehim mendimin dhe protestën tonë.

I.                                                                                                                                      RRETHANAT E ÇËSHTJES

Kuvendi i Shqipërisë, në mesnatën e të Enjtes datë 05.07.2018miratoi ligjin e sipërcituar, i cili sanksionon kalimin tek një kompani private e përcaktuar në ligj me emër, të hapësirës publike në qendër të Tiranës, në zonën ku sot gjendet Teatri Kombëtar. Nga sa është prezantuar nga përfaqësues të Qeverisë në disa dalje e diskutime publike që janë bërë me këtë rast, ideja e projektit është shembja e plotë e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi në atë hapësirë i një kompleksi kullash biznesi, brenda të cilit do të shtrihet dhe një hapësirë me një teatër të ri.

Që nga momenti i prezantimit të idesë, në vend ka pasur një reaksion publik, për shkak të faktit që një iniciativë ligjore e tillë qëndron kundër parimeve kushtetuese dhe morale, mbi të cilat është ngritur dhe funksionon shteti shqiptar. Për rreth një muaj rrjesht, artistë, personalitete të artit dhe kulturës, aktivistë të shoqërisë civile, njerëz të letrave, gazetarë, aktorë politikë dhe qytetarë të shqetësuar kanë protestuar në mënyrë demokratike në oborrin e Teatrit Kombëtar kundër kësaj iniciative. Protesta kulmoi ditën e Enjte, ku përballë Kuvendit të Shqipërisë, mijëra qytetarë të revoltuar, iu kërkuan deputetëve të mos e miratonin projekt-ligjin në fjalë.

Njëkohësisht, mbi pesë mijë qytetarë kanë firmosur një peticion drejtuar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe një sërë personalitetesh vendimmarrës të vendit, duke iu bërë thirrje që të ndalojnë këtë iniciativë ligjore, që në fakt vetëm ligjshmëri nuk ka. Procesi i firmosjes vazhdon dhe do Ju dërgohet edhe Juve një kopje e peticionit në përfundim të tij.

II.                                                                                                                                    ANALIZA JURIDIKE DHE SHKELJET KUSHTETUESE

Z.President,

Sikundër e theksuam dhe më lart, ligji i miratuar shkon kundër parimeve kushtetuese dhe parimeve morale mbi të cilët shqiptarët kanë vendosur të ngrenë shtetin e tyre.

Së pari,ky ligj bie ndesh me Nenin 3 të Kushtetutës, i cili përcakton trashëgiminë kombëtare si baza mbi të cilën ngrihet shteti shqiptar dhe ngarkon këtë të fundit si përgjegjës për ruajtjen dhe respektimin e saj. Godina e Teatrit Kombëtar, si një objekt gati një shekullor, që i ka mbijetuar një lufte botërore dhe tre epokave të ndryshme të shtetit shqiptar, e bën atë pa dyshim një përfaqësues të drejtëpërdrejtëtë trashëgimisë kombëtare dhe më specifikisht të historisë së artit shqiptar. Ligji i sapo miratuar, i cili vendos për shkatërrimin e saj, pa tentuar të paktën as teorikisht mundësinë e meremetimit të saj në rast se kushtet inxhinierike e përcaktojnë godinën si të rrezikuar, e vendos qeverinë, dhe rrjedhimisht këtë ligj, në kushtet e kundërshtimit të përgjegjësisë kushtetuese për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.

 

Së dyti,ky ligj shkel parimin kushtetues të “Barazisë përpara ligjit” përcaktuar në Nenin 18 të Kushtetutës.

Ligji i miratuar me mënyrën sesi parashikon përfituesin (kompani private e përcaktuar në ligj me emër) në veprimtarinë ekonomike që rrjedh prej tij, shkel njëkohësisht parimin e barazisë përpara ligjit dhe parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve (e cila sanksionohet në nenin 11, pika 1) pasi paracaktimi i operatorit ekonomik, i cili do të ngarkohet për kryerjen e aktivitetit ekonomik të shfrytëzimit të hapësirës, me përcaktim të drejtëpërdrejt në ligj, pa një garë të drejtë konkurruese, privon lirinë e veprimtarisë ekonomike për shtetasit e tjerë që do të dëshironin të konkurronin për një mundësi veprimtarie ekonomike. Dhe kjo krijon pabarazi të shtetasve përpara ligjit, duke diskriminuar ata persona fizikë apo juridikë që do të donin të ushtronin të drejtën e veprimtarisë së lirë ekonomike duke konkurruar bazuar në parimet e tregut të lirë (sanksionuar po në Nenin 11 të Kushtetutës), por që nuk munden pasi ligjii sapo miratuar u’a heq këtë të drejtë, sepse ai paracakton edhe përfituesin.

Së treti,me këtë ligj shkelet parimi i sanksionuar në nenin 4 pika 1 të Kushtetutës: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Që do të thotë se asnjë institucion shtetëror nuk mund të veprojë jashtë kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese, sepse ato përbëjnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së atij institucioni.

Së katërti, shkelet parimi kushtetues i decentralizimit. Kushtetuta në nenin 13 sanksionon qartë se:

“Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore.”

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë në lidhje me mënyrën e menaxhimit, kalimit të pronësisë, apo dhënies në përdorim të pronës shtetërore qëështë në pronësi të pushtetit vendor ka përcaktuar një bazë të qartë kushtetuese dhe ligjore. Konkretisht Kushtetuta në nenin 113 ka përcaktuar se:

“1. Këshillat komunalë, bashkiakë dhe të qarkut:

a) rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur çështjet vendore brenda juridiksionit të tyre;

b) ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike;”

Sipas nenit 81 pika 2 gërma (a) të Kushtetutës:

“2. Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit:

a) ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta;”

Në zbatim të këtij neni Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” si ligjin organik për këtë fushë të veprimtarisë shtetërore.

Ky ligj në nenin 54 gërma (e) përcakton:

“Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;”

Ndërsa në nenin 55 pika 4 saksionon:

“4. Vendimet merren me jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të ke?shillit pe?r rastin e parashikuar ne? shkronje?n “e”, te? nenit 54, te? ke?tij ligji.”

Për sa më sipër, rezulton se në Republikën tonë ndër vite legjislatori ka mirëpërcaktuar një bazë ligjore të qartë deri në nivel ligjesh organike, pra ligje që miratohen me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të Parlamentit. Ndërkohë Parlamenti me një ligj të posaçëm, që kërkon një shumicë të thjeshtë mbivendos bazën ligjore duke anashkaluar ligjin organik dhe duke zhbërë kështu parimin kushtetues të decentralizimit që parashikohet nga neni 13 i Kushtetutës.

Vetiu qytetarëve u lindin pyetjet:

1-                                                                                                                                    Përse duhej parlamenti të miratonte një ligj të posaçëm kur ligji organik i ka dhënë kompetencë Këshillit Bashkiak për këtë vendimarrje?

2-                                                                                                                                    A mundet që një ligj që miratohet me shumicë të thjeshtë të anashkalojë dhe ti mbivendoset një ligji për miratimin e të cilit kërkohen 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të Parlamentit sic është ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”?

Së pesti,anashkalon dhe vjen në kundërshtim me ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar.

Së gjashti, kjo formë veprimtarie ekonomike e parashikuar kështu në këtë ligj, vjen në kundërshtim me standartet e Bashkimit Europian, ku ne aspirojmë të integrohemi dhe konkretisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit te nënshkruar dhe ratifikuar nga Shqipëria, ku sanksionohet detyrimi i shtetit shqiptar që kontratat publike ti nënshtrohen konkurencës së lirë dhe transparencës. Me këtë ligj ky standard europian i detyrueshëm për ne, është shkelur.

Nëse do të lejohej ky precedent  në fushën e ligjbërjes atëherë çdo mazhorancë do të miratonte ligje personale pa kufi dhe nuk do të mbante asnjë përgjegjësi në lidhje me abuzimet, pasi do të justifikohej pas kartonave të parlamentit.

Nëse kuadri kushtetues dhe ligjor aktual nuk arrin ta ndalë këtë precedent atëhere kush mund ta ndalojë që nesër Galeria e Arteve, Kryeministria, Muzeu Kombëtar e me radhë ti nënshtrohen të njëjtës formulë?

Shteti shqiptar ka edhe precedentë të mëparshëm kur ka miratuar ligje të posaçme për kontrata me rëndësi por asnjëherë nuk ka hyrë në mardhënie kleringu.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, është dhe përdhosja e parimeve morale mbi të cilët ne, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, kemi vendosur të ngrejmë shtetin tonë. Dhe dyshimet janë të gjitha që na bëjnë të besojmë se kjo po bëhet qëllimisht, për të krijuar precedentë të rrezikshëm që kërcënojnë kollonat bazë të moralit të funksionimit të shtetit.Në pikëpamjen tonë shteti nuk mund të ketë qasje kleringu në treg.Shteti udhëhiqet dhe nga solemniteti.

E para është rrëzimi i parimit të check&balance. Momenti i zgjedhur për të kaluar një ligj kaq të debatuar, kur mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese, e bën këtë të fundit një hallkë të munguar që ndërpret rrjedhën e apelimit të një iniciative ligjore, rrëzon parimin e sipërpërmendur. Nëse qytetarëve i’u hiqet e drejta e apelimit dhe pretendimi për të rrëzuar iniciativa ligjore të konsideruara si të padrejta nga një pjesë e tyre, atëherë sapo është minuar kollona bazë e demokracisë dhe e vendos vendin de facto në një regjim totalitar, ku qeveria ka pushtet total dhe bën çfarë do që të bëjë dhe askush nuk bën dot asgjë për ta korrektuar.

E dyta është parimi i të drejtës përmbajtësore të aktivitetit të një mazhorance në një kohë të caktuar.Vota që një mazhorancë e caktuar merr nga populli, sipas këtij parimi i jep të drejtën kësaj mazhorance të veprojë vetëm në ato çështje dhe veprimtari të cilën ajo është angazhuar të veprojë gjatë fushatës elektorale dhe natyrisht dhe aktivitetin rutinor të funksionimit të shtetit. Kjo votë është përgjegjësi se si do të zbatohen ligjet dhe kushtetuta, por jo e drejtë se si te abuzohet me to.

III.                                                                                                                                   KËRKESAT PËRFUNDIMTARE

 

Z.President

Nisur nga arsyet e mësipërme kërkojmë nga ju që në zbatim të nenit 85 pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisëtë ktheni për rishqyrtim dhe korrigjim në Parlament Ligjin “Për caktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” si në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet juridike dhe themelet morale të ndërtimit të shtetit demokratik.

Gjithsesi, duam t’Ju kërkojmë edhe një takim në lidhje me çfarë kemi parashtruar në këtë letër dhe t`Ju informojmë se angazhimi ynë qytetar do të vazhdojë me të njëjtin intensitet, me protesta të përditshme me qëllim që të kujtojmë çdo ditë kush është interesi i publikut të gjerë.

Duke mbetur shpresëplotë për një qëndrim të drejtë të institucionit të Presidentit të Republikës dhe krah vullnetit të qytetarëve të saj, besojmë se edhe këtë herë institucioni i Presidentit të jetë, siç ka ndodhur dhe në të shkuarën, fillesa e korrigjimit të iniciativave të padrejta ligjore nga ana e Qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse.

Ju faleminderit.

Me konsideratë të lartë,

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Person kontakti: Robert Budina përfaqsues i SASE: 0694095804

Adresa: Rr. M.Shyri, P.1, Sh.9, Ap.156

robertbudina@gmail.com

Ku përfshihen

SASE (Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit)

Qytetarët për Parkun

Skena e Pavarur Kulturore

Nisma Thurje

Ne Shqipëria

Aktivistë të Pavarur

Intelektualët e Pavarur

Qytetarë të Lirë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY