26 kg kokainë e heroinë/ Kapet banda shqiptare, një në kërkim(Emrat)

26 kg kokainë e heroinë/ Kapet banda shqiptare, një në kërkim(Emrat)

319
0
Shares

Goditet një bandë shqiptare qe merrej me trafik droge në Itali. Tre shqiptarët janë arrestuar dhe një është në kërkim, ndërsa rreth 26 kg kokainë e heroinë u sekuestrua.

Ndërkohë janë ekzekutuar 7 nga 6 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria dhe të zbatuara në operacionin policor të koduar “Amarcord” mbrëmjen e djeshme (8 Korrik) dhe gjatë natës.

HETIMET

Sipas autoritete italiane: Hetimet nisën pas të shtënave që u shënuan më 16 Maj 2015 në parkingun e urgjencës së Spitalit të Ravenna-s. Në atë rast, u arrestuan një tunizian, Abdessalem Aissaoui 40 vjeç dhe italiani Francesco Liuzzi 37 vjeç, për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit shqiptar Xhevair Gjojdeshi. Të dy të arrestuarit së bashku me një bashkëpunëtor të tretë qëlluan 10 herë kundër shqiptarit, por pa e goditur.

Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar se origjina e atij konflikti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve mes dy bandave që bashkëpunuan me njëra-tjetrën në trafikun e drogës në Ravenna.

Siç e kanë përcaktuar hetuesit sot, grupet janë dy, të dallueshme nga njëri-tjetri:

E para është një bandë e trafikantëve të drogës (kokainë, heroinë) që përbëhet nga shqiptarët. Kryesisht ata trafikonin në Itali, kokainë nga Shqipëria. Pas importit në Itali, e përpunonin e më pas e shpërndanin te shpërndarësit e drogës. Karabinierët kanë konfiskuar një laborator me mbi 20 kg drogë (heroinë e kokainë), të krijuar në një banesë në zonën “Lido di Classe”.

Banda e dytë, ajo e shpërndarësve, përbëhej nga tunizianë. Këta të fundit shpërndanin drogën kryesisht në qytetin e Ravenna-s, por edhe zonat përreth.

Aktiviteti i dy grupeve ka vazhduar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pastaj erdhën hetimet dhe aksioni ku gjashtë persona u arrestuan:

R.I., 32 vjeç, me kombësi tuniziane;

N.I., 37 vjeç, me kombësi tuniziane;

K.V., 32 vjeç, me kombësi italiane;

A.A., 42 vjeç, me kombësi shqiptare;

E.A., 47 vjeç, me kombësi shqiptare;

I.P., 38 vjeç, me kombësi shqiptare.

Personi në kërkim, një shqiptar, nuk ndodhet në Itali dhe me shumë gjasë ka gjetur strehë në Itali, sipas hetuesve italianë.

Aksioni

Ekzekutimi i masave të arrestit janë kryer mbrëmjen e djerseshe dhe gjatë orëve të natës nga karabinierët e Ravenna-s dhe të Riminit. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 26 kg drogë dhe 39.000 euro KESH. Para që sipas hetuesve, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Sipas hetuesve, aksioni është një goditje e madhe ndaj trafikut të drogës në Ravenna dhe dy bandat kishin një profil të rëndësishëm kriminal dhe një qarkullim total prej miliona eurosh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY