Tajlandë, ekipet e shpëtimit nxjerrin 6 djem nga 12 të tjerët të...

Tajlandë, ekipet e shpëtimit nxjerrin 6 djem nga 12 të tjerët të bllokuar në shpellë (Foto)

116
0
Shares

12 pjesëtarët e mitur të një ekipi futbolli dhe trajneri i tyre, mesa duket do të nxirren nga guva ku kanë ngecur prej përmbytjeve në zonë. Raportohet se janë nxjerrë 6 djemtë e parë nga shpella në një super aksion të ndërmarrë sot.

Gjithashtu, niveli i ujit në shpellë ka rënë duke e lehtësuar punën e zhytësave.

Situata ndërkohë ka qënë emergjente, sepse niveli i oksigjenit në guvë ka rënë në 15%, kur zakonisht ishte diku te 21 përqindëshi.

Fëmijët dhe i rrituri që i shoqëronte po eksploronin shpellën në kohë të thatë, e normalisht ky do të kishte qenë një ekskursion i zakonshëm për ta, nëse nuk do të ishin vërshimet e papritura të ujërave.

Ekspertët megjithatë mendojnë se fëmijët janë të përgatitur tashmë fizikisht dhe mendërisht për të provuar daljen prej andej. 18 zhytës janë angazhuar t’i ndihmojnë. Familjarët e fëmijëve kanë rënë dakord që të gjithë, që të tentohet nxjerrja e tyre.

Plani  i shpetimit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY