Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BETEJA ME ARME NE DHERMI/ Edhe spikeri i njohur i lajmeve pa tmerrin me sy, i ka dy fjalë për ‘Havanën’

08/07/2018
BETEJA ME ARME NE DHERMI/ Edhe spikeri i njohur i lajmeve pa tmerrin me sy, i ka dy fjalë për ‘Havanën’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Afër ngjarjes të ndodhur në Dhërmi pak pas mesnatës, ishte dhe gazetari Erion Dushi. Ai nëpërmjet një reagimi të tij, ka treguar në lidhje me ngjarjen e cila nuk po kuptohet ende pse po mbahet e fshehtë dhe nuk po jepen detaje, ashtu siç dëshmitarët kanë rrëfyer deri më tani.

Gazetari tregon se policia mbërriti 10 minuta pasi sulmi me armë kishte përfunduar ndërkohë që njerëzit ishin të rrezikuar.

”Isha në një vend, ku nuk pashë frymë uniforme policore e më shumë se kurrë sot e kuptoj sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamosur që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’i shohësh të dashurën e shpërfytyruar nga make-upi i rënduar.” shkruan gazetari.

Reagimi:

Dy fjalë për “Havanën”

Unë jam nga ata persona që nuk e frekuentoj jugun prej 2012-ës dhe shumë syresh më kritikojnë pse unë e eksportoj jashtë lekun por me lejoni t’ju them se nga ajo që pashë tek ai lokal dje ku ndodheshin edhe figura të tjera publike, prindër me foshnje, një vajzë shtatzanë e shumë të tjerë jam krenar që nuk kam ardhur më parë.

Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua. Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. Mu kujtua filmi “the kingdom” teksa vrapoja rrugicave mes lokaleve dhe terhiqja pas vetes miken time të shokuar që ende dridhej dhe më kërkonte mos të rendnim pas turmës.

Nuk u interesova kush vdiq e kush shpëtoi por gjithë kohën komunikoja me pjesën tjetër të shoqërisë për të mësuar nëse ishin shëndoshë e mirë dhe këshillonim njëri-tjetrin të rrinim fshehur. Lavdi Zotit, të gjithë shpëtuam paq, ndërkohë që në vendngjarje policia mbërriti pas 10 minutash.

Po, unë isha në një fshat turistik shumë të prokllamuar për mirë e keq. Isha mes qindra syresh që si unë kërkonin të shijojin pushimet e mes tyre gjendeshin këta çuna mamash të bukura e baballarësh me lekë, që mburrren para të tjerëve për sasinë e alkolit që kanë përpara në tavolinë, për varëset e orat e shtrenjta, për femrat mjerane që u rrinë nga pas si qeni pas kotheres së bukës.

Isha në një ambjent ku truprojet që nuk të lenë të hysh i pashoqëruar ishin të parët që u larguan nga vendi i ngjarjes e manaxheri nga ana tjetër nuk po gjente ku të fshijej se në nevojtore kishin hyrë mbi 5 persona për m3. Isha në një vend, ku nuk pashë frymë uniforme policore e më shumë se kurrë sot e kuptoj sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamosur që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’i shohësh të dashurën e shpërfytyruar nga make-upi i rënduar.

Po, premtoj që për pushimet e mia do ta injoroj këtë vend të shkuar për dreq nga persona që jetën e kanë gjënë më të lirë e ku rendi e siguria nuk të ofrohen sikurse në vendet e tjera.

Tags: dhermingjarjespikerisulm me arme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.