Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta pioneri i cirkut shqiptar Halil Minxolli

08/07/2018
Ndahet nga jeta pioneri i cirkut shqiptar Halil Minxolli
Share on FacebookShare on Whatsapp

U nda nga jeta në moshën 72-vjecare Halil Minxolli, një nga pionerët e cirkut shqiptar. Halil Minxolli konsiderohet si një nga figurat më të spikatura të artit të cirkut në Shqipëri.

 

 

Kush ishte Halil Minxolli:
Halil Myfit Minxolli ka lindur në Peshkopi, më 18.01.1946 ndërroi jetë më 07.07.2018. Në moshën 9-vjeçare, u aktivizua me rrethin e Zhonglerëve, në ish Pallatin e Pionierëve në Tiranë.

Në vitin 1962 angazhohet si amator në grupin akrobatik të Estradës së Shtetit, po atë vit prezantohet për herë të parë me një “Dyshe Zhonglerimi me shishe” në duet me Sekine Ahmeti, në “Prezantohem – Skënder Sallaku”

Në vitet 1966-1969 aktivizohet me Estradën e Ushtarit. Minxolli diplomohet në IFK ” Vojo Kushi” Tiranë.

Në vitin 1969 Halil Minxolli fillon punë si zhongler profesionist, për të punuar pa ndërprerje deri në vitin 1999, kur u largua në pension. Në këtë angazhim të gjatë artistik ka qenë pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga institucioni.

Ka ekzekutuar dhe krijuar një numër shumë të madh kombinimesh zhonglimi solo dhe me partnerë. Artisti Minxolli ka meritë të veçantë në krijimin e numrave me përmbajtje dhe karakter kombëtar, duke bërë që arti i zhonglerimit të “flasë” shqip.

Për vite me rradhë në funksionin e Mjeshtrit ka drejtuar me profesionalizëm profilin e Zhonglerimit, duke bërë që të jetë ndër profilet më prodhues e bashkëkohorë, deri në dajlen e tij në pension.

Prej vitit 1996, si President i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Cirkut Profesionist dhe Amator, ka ndikuar në lartësimin e vlerave të cirkut Shqipëtar, ka mundësuar pjesëmarrjen e artistëve Shqipëtar në aktivitete ndërkombëtare, si dhe bashkëpunime në marrjen e instrumenteve dhe literaturës bashkëkohore për cirkun.

Pas daljes në pension vazhdoi punën e tij në përgatitjen e artistëve të rinj, si dhe krijoi për ta numra të spikatur artistik.

Tags: artistcirkuhalil minxollindahet nga jetatirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.