VIDEO/Shpërndanin kokainë dhe heroinë në Tiranë, arrestohen nga policia 5 persona (EMRA)

VIDEO/Shpërndanin kokainë dhe heroinë në Tiranë, arrestohen nga policia 5 persona (EMRA)

256
0
Shares
Shkatërrohet një grup kriminal i shpërndarjes së drogës në Tiranë, ku në pranga kanë përfunduar 5 persona. Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, në një prononcim për shtyp deklaroi se hetimi në kuadër të këtij operacioni nisi 7 muaj më parë.
Nga hetimet e kryera këta shtetas, nën drejtim të Shaqir Shtishit, shpërndanin drogë në disa lokale nate në zona të Tiranës; Brryl, komunë e Paris, ish-Bllok, Shkozë dhe në Unazën e Re
Personat e arrestuar janë: Shaqir Shtishi,
Edmond Vlashi
Edmir Feta
Ylber Gaxheri
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe Kristo Papa, që bashkëpunonte me ta.
Konferencë për shtyp e Drejtorit të Policisë Tiranë Z. Kastriot Skënderaj.

Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve. Në pranga kanë rënë 10 persona.

Drejtori i Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj, në një konference për mediat tha se  kapëja e tyre u bë pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Finalizimi i operacionit të  koduar “Porosia e natës” çoi në pranga shtetasit:

-Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);

 – Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë; 

– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);

 – Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.

Grupi furnizonte me drogë lokalet e natës në kryeqytet

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale përzierës për lëndën narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, telefona celular,  3 automjete dhe  një sasi lekësh dhe eurosh.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit

– Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë; 

– Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë; 

– Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”); 

– Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë; 

– Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 6 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY