U manipulua votimi për ligjin e teatrit? Një deputet nuk ishte prezent...

U manipulua votimi për ligjin e teatrit? Një deputet nuk ishte prezent në votim

93
0
Shares

Petrit Vasili, Kreu i grupit Parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, shkruan se maxhoranca ditën e djeshme ka manipuluar votimin për ligjin e Teatrit në një status në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas tij, deputeti Vangjel Tavo që mungonte në seancë rezulton se do të jetë votues.

Postimi i plotë

Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit.

Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.
Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.
Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.

Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.

Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar. Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise.

Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY