Dashi
Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe të largoni të gjithë tensionet e akumuluara gjatë ditëve të fundit. Kjo e shtunë do të ju përfshijë në një event të rëndësishëm, ku do keni mundësi të gjeni bashkëpunëtorë të rinj.
Demi
Duhet të nisni të ndiqni në mënyrë aktive ëndrrat tuaja, sidomos tashmë që ndiheni gati për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në stilin tuaj të jetës. Në dashuri ka disa dyshime që duhet të zgjidhni me partnerin/en.
Binjakët
Parashikohet një ditë fundjave gjatë së cilës do të pushoni dhe do të merrni forcat. Do të fokusoheni vetëm tek dashuria dhe familja. Një takim i papritur do ju bëjë euforik. Kjo e shtunë sjell një përgjigje pozitive.
Gaforrja
Kjo është një periudhë shumë e mirë për të menduar më shumë për veten dhe emocionet tuaja. Kultivojeni më shumë dashurinë dhe mundohuni të bashkëpunoni më shumë me partnerin/en. Në punë do të jeni shumë të angazhuar, por kjo gjë nuk do ju pengojë që të nisni të bëni plane për aktivitetet e verës.
Luani
Rigjetja e më shumë sigurie në dashuri, do ju lejojë që të shqyrtoni më mirë disa situata të jetës tuaj. Në vendin e punës, mund t’iu propozohet një pozicion me më shumë përgjegjësi.
Virgjëresha
Do të jeni disi melankolik dhe të përhumbur në mendime në këtë periudhë dhe kjo për shkak të disa tensioneve të vogla të së kaluarës, të cilat do vijojnë t’iu shqetësojnë. Mos u dekurajoni, pasi mund të mbështeteni tek sugjerimet e vlefshme të miqve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve tuaj.
Peshorja
Kjo do të jetë një ditë mjaft pjellore për emocionet dhe ndjenjat. Tregohuni të gatshëm për t’u rikthyer në lojë dhe për të gjetur shpirtin tuaj binjak. Ky është një moment perfekt për të guxuar më shumë dhe për të nxjerrë në pah anën e ëmbël të karakterit tuaj. Në punë do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej shumë kohësh.
Akrepi
Sharmi juaj do të jetë në maksimum, kështu që mos u stepni të bëni përpara, të dilni dhe të hidhni hapin e parë, ndaj një personi që ju pëlqen. Kjo e shtunë, parashikon një takim romantik, i cili do ju gjejë më shumë euforik dhe ëndërrimtarë. Në vendin e punës, duhet të jeni më shumë autoritar.
Shigjetari
Do të përfshiheni në disa aventura profesionale, tejet turbulluese. Rrini të qetë dhe fokusohuni betim tek përgjegjësitë tuaja, për shkak se nuk mund ti lejoni vetes që të gaboni. Në dashuri do të bëni disa zgjedhje të rëndësishme.
Bricjapi
Do të jeni shumë aktiv në vendin e punës, por nga ana tjetër ky është momenti i përshtatshëm për t’u rikthyer në lojë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në ndjekjen e impulseve tuaja, për shkak se një veprim apo një fjalë e tepërt, mund të nervozojë personat që iu rrethojnë.
Ujori
Sugjerohet që të rishikoni me më shumë kujdes sjelljen tuaj në vendin e punës. Mos u tregoni shumë të ashpër, për shkak se tashmë keni nevojë për më shumë konsensus, për ti dhënë jetë një projekti të ri.
Peshqit
Kjo është periudha më pjellore dhe pasionante. Të gjitha lidhjet e nisura prej pak kohësh, do mund të zyrtarizohen. Në vendin e punës duhet të jeni më të gatshëm dhe të përfshirë, sidomos nëse jeni në kërkim të më shumë rezultateve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/