Ditëve të pritjes për zyrtarizimin e Gianluigi Buffon tek Paris Saint Germain duket se u ka ardhur fundi. Sipas mediave italiane, Buffon ka udhëtuar ditën e sotme drejt Francës, nga ku pritet të kryej edhe vizitat mjekësore tek kampionët e Ligue 1.
Në fotot e siguruar nga paparazët, Buffon u vuri re duke bërë kontrollet mjekësore në komunën parisiane të Neuilly-sur-Seine, e cila nuk është larg “Arc de Triomphe” (Harku i Triumfit).
Më pas, Buffon do të paraqitet në zyrat e klubit parisien, ku ai do të nënshkruaj një kontratë dyvjeçare me vlerë 4 milion euro në sezon.
Duke përjashtuar ndonjë surprizë, portieri veteran do të zyrtarizohet zyrtarisht si një kuqeblu të hënën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/