Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/Profesorë dhe doktorantë me diploma fallco në Shqipëri

05/07/2018
Nikolla firmos, ja kur fillon dhe përfundon viti akademik për universitetet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e sotme raste flagrante të pedagogëve të cilët me diploma false dhe me mesatare të ulët kanë marrë titujt Profesor i Asociuar apo Doktor Shkencash.

Në postën elektronike të Fiks Fare, mbërritën pesë lista notash të personave të ndryshëm, të cilët kanë përfunduar Fakultetitin e Veterinarisë, në UBT dhe prej vitesh janë pjesë e stafit mbështetës dhe akademik të këtij Fakulteti.

Në informacionin, pretendohej që këto lista ishin një kopje e listës origjinale në bazë të numrit të amzës së gjithsecilit. Ndërsa në dosjet e punës, këta persona kishin dorëzuar një tjetër listë notash, për të arritur mesataren e kërkuar për pozicionin e tyre të punës.

Pasi iu drejtua Rektoratit, për dy listat e para na u kthye në kohë rekord një përgjigje ku për punonjësit:
Alkineda Maçi, personel ndihmës akademik, në zyrën e Zhvillimit të Karrierës Studentore dhe Rexhep Bajrami, punonjës kërkimor akademik, u konstatua që pretendimi ishte i vërtetë.

Punonjësja e parë, Alkindea Maçi ka dhënë dorëheqjen pas verifikimit të falsifikimit të listës së notave, ndërsa Rexhep Bajrami është pezulluar nga detyra mbi bazën e dyshimeve të ngritura për ndërhyrje në listën e notave, deri në verifikimin e dyshimeve mbi bazën e konfirmimit të Prokurorisë. Gjithashtu është përgatitur edhe dokumentacioni për kallëzim pranë prokurorisë.

Pas këtij verifikimi, i nisën Rektoratit një tjetër kërkesë, ku i kërkonin të verifikonte listat e notave të tre profesorëve të këtij fakulteti, të cilat ishin shumë të ulëta krahasuar me mesataren e kërkuar për të marrë titullin Profesor i Asociuar apo Doktor Shkencash.

Nga kjo rezultoi se dy prej tyre, kishin një mesatare të katër viteve 6.5 dhe 5.7. Me konkretisht,
– Ilirjan Bakiasi, Prof i Asocuar, jep lëndën e Mjekësisë Veterinare me mesatare 6.5
– Alketa Qoku, Doktore shkencash, staf akademik ndihmës, mesatare 5.7

Fiksi arriti të kontaktonte Ilirian Bakiasin, Profesorin e Asociuar, i cili para kamerës e pranoi që ka një mesatare të katër viteve 6.5, por ai personalisht nuk ka bërë ndërhyrje në listën e notave, pra nuk e ka falsifikuar.

Pyetjes se si ka arritur të bëhet Prof. Asc. me këtë mesatare si dhe pedagog i brendshëm ne këtë fakultet, ai iu përgjigj:
“Unë jam kontaktuar nga ish Rektori, i cili më propozoi të ngrija struktura të universitetit në Lushnjë, si menaxher. Kur u mbyll dega atje, u transferova këtu në fakultet. Unë nuk kam ardhur të kandidoj apo bëj konkurs. Më thirrën, erdha. Pranimi im si staf akademik me këtë mesatare është përgjegjësi e fakultetit”.

Ai ka qenë dy herë kryetar komune dhe drejtor i Bujqësisë Lushnjë, para se të bëhej Profesor i Asociuar dhe pedagog i brendshëm ne UBT, dega mjekësi Veterinare me mesatare të katër viteve 6.5.

Për të gjitha këto gjetje dhe shkelje, përpos përgjigjes me shkrim nga Rektorati, gazetarët e Fiksit intervistuan Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Ai pranoi se për dy të parët, për të cilët kemi marrë edhe përgjigjen me shkrim, është konstatuar, që kanë ndërhyrë në listën e notave dhe materialet i janë referuar prokurorisë.

Njëra ka dhënë dorëheqjen, ndërsa tjetri është pezulluar. Për sa i takon Ilirjan Bakiasit, Profesorit të Asociuar me mesatare 6.5 ai u përgjigj: “Lidhur me emërimin e tij është bërë një raportim edhe në portalin “stopkorrupsionit” dhe në 2015-ën Ministria e Arsimit, pas një verifikimi që bëri, kërkoi shpalljen vakant të pozicionit që mbante ky profesor, por ky rekomandim u kundërshtua nga Rektori i asaj kohe.

Ish rektori Fatos Harizaj, në shkresën përcjellëse e quante rolin e këtij profesori në punën e tij si të pazëvendësueshëm dhe arsyetonte se ai nuk është i vetmi profesor me emërim. Për këtë arsye ai edhe sot vazhdon të jetë profesor, duke anashkaluar edhe rekomandim e Ministrisë së Arsimit ku citohej edhe shkelja e ligjit numër 9741 për “Punësimin në Institucionet e Arsimit të Lartë” neni 50.

Ndërsa për Doktoreshën e Shkencave, me mesatare 5.7, Alketa Qoku, sipas tij e ka legjitimuar stafi drejtues, apo komisioni, në kohën kur ajo ka aplikuar për Doktore Shkencash.

“Në atë kohë, sipas tyre, kërkesat ishin shumë pak dhe kuotat ishin shumë. Ajo ishte pjesë e stafit, dhe për këtë arsye u pa e arsyeshme të kalohej për të plotësuar kuotat. Ky është një pozicioni papërshtatshëm, pasi këto kanë ndodhur në kohë të më parë, por janë veprime të legjitimuara nga paraardhësit dhe stafi”, u shpreh dekani.

Rektori i Universitetit Bujqësor Tiranë ka urdhëruar verifikimin e dosjeve, listës së notave të gjithë stafit akademik të këtij universiteti, duke mos anashkaluar askënd./tch

Tags: diplomafallcoUniversitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.