EMRI/ Vrau ne Itali dhe u fsheh, ngeci te intervista ne Rinas

EMRI/ Vrau ne Itali dhe u fsheh, ngeci te intervista ne Rinas

130
0
Shares

Policia e Rinasit ka bere te mundur arrestimin sot te Muhamed Leka, 42 vjec i cili kerkohej per vrasje.

Intervistimi profesional i Policisë Kufitare Rinas, zbulon identitetin e vërtetë të një shtetasi në kërkim në Itali, i cili tenton të kalojë kufirin me Leje Kalimi me të dhëna të fallsifikuara

Shtetasi i ndaluar , i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” i dënuar me 12 vjet e 2 muaj burg.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjes së paligjshmërisë, Policia Kufitare Rinas ndaloi shtetasin:

M. L. 42 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 76 – 25 të Kodit Penal.

Shtetasi M.L, erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare , gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime , dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi i mësipërm, ju dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY