Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali/ Në territorin e Teatrit do ngrihen tre kulla, Vokshi zbulon projektin

04/07/2018
PD/ Skema e grabitjes së Teatrit Kombëtar, 3 kulla brenda sipërfaqes së teatrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Erion Veliaj zgjodhi të heshtë dhe të mos japë llogari në Parlament për skemën grabitëse që shemb Teatrin Kombëtar. ” Kështu deklaroi sot në një konferencë për mediat, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Albana Vokshi menjëherë pas refuzimit që kryebashkiaku ka  i bërë dëgjesës para deputetëve të këtij komisioni

Deklarata e plotë:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi të heshtë dhe të mos japë llogari në parlament për skemën grabitëse që shemb Teatrin Kombëtar, i merr atij pronën dhe ia jep kompanisë private të Edi Ramës për të pastruar, nëpërmjet 6 kullave, paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit.

​Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Kulturën, i kam dërguar  disa shkresa dhe email-e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për të përmbushur detyrën e tij kushtetuese për t’u paraqitur në dëgjesë publike në Parlament. Po ashtu, në respekt të ligjit, i kam kërkuar në rrugë zyrtare informacion për të kuptuar pse duhet zhdukur Teatri Kombëtar, si pjesë e rëndësishme e kujtesës kombëtare, duke i dhënë territorin e tij për ndërtim kullash Kompanisë “Fusha”, e cila sipas skemës korruptive do të marrë rreth 8 mijë e 500 m2 tokë publike.

Këto janë korrespondencat zyrtare me Erion Velinë, në të cilat kërkohet edhe informacion për pyetjet që i ka drejtuar Komisioni, për të dërguar pranë këtij Komisioni projektin e Kompanisë “Fusha”, akt vlerësimet e Bashkisë Tiranë,  bazën ligjore për shembjen e Teatrit, dhënien e pronës publike privatit, kontratën koncensionare dhe vendimarrjen në Këshillin Bashkiak.

Por Erion Veliaj refuzoi të respoktojë Kushtetutën dhe ligjin, duke mos informuar parlamentin  për projektin e Kompanisë “Fusha”.

Pse kryetari i Bashkisë nuk bën publik projektin e Kompanisë “Fusha”?

Sa narko- kulla do të ndërtohen në pronën publike prej 8 mijë e 500 m2?

Sa narko-kulla do të ndërtohen në sipërfaqen që i përket Teatrit Kombëtar?

Ka një arsye pse Erion Veliaj dhe Edi Rama refuzojnë të bëjnë transparence.

Në territorin e Teatrit Kombëtar, sipas projektit që ka publikuar Studio Arkitekturore, do të ngrihen 3 kulla nga 6 të planifikuara, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e drogës.

Tre kulla brenda sipërfaqes që ju e shihni me të verdhë që i takon sipas vërtetimit hipotekor Teatrit Kombëtar.

Për të ndalur shkatërrimin e Teatrit i jam drejtuar Institucioneve Europiane Parlaentit Europian, Keshillit të Europës, i jam drejtuar drejtoreshës ekzekutive të UNESCO-s dhe gjithë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, pasi kjo nuk është vetëm çështje ruajtje trashëgimie kulturore, por është një aferë skandaloze që shkel kushtetutën dhe legjislacionin ne fuqi. Kjo është një thirrje në kushtet kur Edi Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.

Duhet reaguar sot, për të ndalur vrullin kriminal të Edi Ramës i cili po zhduk çdo kujtesë historike nën kullat që sot mund të rrënojnë teatrin, nesër Galerinë e Arteve, tërë qendrën historike për tja dhënë oligarkëve që me ato fitime po e mbajnë Edi Ramën në pushtet.

Teatrin Kombëtar nuk e preku dot sot as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme! Kjo është një shenjë se ne, njerëzit e qytetëruar, të ndershëm dhe me dinjitet nuk duhet të lejojmë të preket nga babëzia Teatri Kombëtar dhe prona publike, të preket nga korrupsioni i pushtetit kriminal i Edi Ramës.

Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm, të dalin nesër para Parlamentit, në orën 10.00.​ https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1946090348775470/

Tags: Albana vokshiDebatet per Teatrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.