FOTO/Erion Veliaj falsifikon tërmetin, foto nga Teatri Kombetar

FOTO/Erion Veliaj falsifikon tërmetin, foto nga Teatri Kombetar

170
0
Shares

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe zyra e tij e propagandës po shfrytëzojnë lëkundjet e tërmetit që kanë nisur prej paradites së sotme, në funksion të planit grabitqar për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave përmes partneritetit publik-privat.

Në mediat pranë tij kanë nisur të qarkullojnë foto që tregojnë se lëkundjet e tërmetit kanë plasaritur muret e teatrit. Në fakt ato foto tregojnë se dëmet nuk janë për shkak të tërmetit por janë carje të vjetra të suvasë. Duket qartë edhe qeleqerja sipër tyre nga lyerjet në vite.

Veliaj synon të fitojë mbështetjen e opinionit publik duke përdorur kështu elementin e frikës.

Sigurisht që nuk mund të thuhet se godina e Teatrit Kombëtar është imune ndaj lëkundjeve sizmike, përfshi dhe ato të sotmet, por nxitimi që mediat pranë Veliajt t’i bëjnë jehonë plasaritjeve nëpër mure, dëshmon në fakt nxitimin për ta shembur një orë e më parë godinën dhe për të nisur me ndërtimin e kullave.lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY