Protesta për teatrin/Adi Krasta i jep një mesazh Ramës

Protesta për teatrin/Adi Krasta i jep një mesazh Ramës

129
0
Shares

Protestueve sot u është bashkuar edhe Adi Krasta. Ndërkohë që në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka kaluar projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, vijon protesta e artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të godinës.

Krasta u shpreh se mbrojtja e Teatrit Kombëtar është shumë e rëndësishme, ndërsa për rëndësinë e godinës që kryeministri e nënçmoi, Krasta kujtoi se duhet lexuar shkrimi i Aurel Plasarit, por jo vetëm, për të kuptuar rëndësinë e kësaj godine.

Fjalet e Krastes

“Fillimisht dua të them se edhe pse nuk jam aktor, do kisha qenë i dobët…kam intervistuar aktorë gjithë jetën time dhe kam kuptuar tek ata se sa e rëndësishme ka qenë jo vetëm teatri por edhe gjërat më të vogla të lidhura me teatrin.

Të thuash pë kertë kompleks është e vjetër dhe duhet shembur minimalisht është të jesh i pashkolluar, i palexuar, mjafton të lexosh Aurel Plasarin për të kuptuar rëndësinë e saj.

Ne kërkojmë që ky kompleks të mos prishet se është i jashtëzakonshëm po ra ky dhe të ndërtohen disa kulla, po ra galeria dhe të ndërtohen disa kulla, nëse në mes të muzeut mbin një kullë, nëse tek ‘Stadiumi Dinamo’ mbin një kullë, nëse të gjithë këtë u janë premtuar firmave do ta sjellin Tiranën që nuk e njohim, kjo është Tiranë ku vetëm hahet bukë, flihet gjumë dhe asgjë tjetër.

Sot kjo lëvizje është e jashtëzakonshme, ky është fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund.

Ca këshilltarë të mençur duhet ti thonë kryeministrit se është mençuri dhe shtetari të kuptosh ndjenjat e njerëzve, pastaj obsesioni për të shkatërruar gjithcakë, për të shkatërruar dhe për ti shndërruar në kulla pa shpirt, tregon një nivel të ulët intelektual, ndaj jo të shpëtojmë teatrin, jo të shpëtojmë ndërtesën por kompleksi ‘Skënderbeg’ të qëndrojë kështu siç është”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY