Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LAJMI I FUNDIT/Vettingu për Arta Markun, nuk ka konflikt interesi dhe fshehje të pasurisë

03/07/2018
LAJMI I FUNDIT/Vettingu për Arta Markun, nuk ka konflikt interesi dhe fshehje të pasurisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën dëgjimore me Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Arta Marku.

KPK ka vlerësuar se Marku nuk ka konflikt interesi dhe fshehje të pasurisë.

ILDKPKI ka konstatuar se Marku nuk ka paraqitur deklarim të rremë për pasurinë. Marku ka një apartament 100 metra kator në Shkodër në pronësi më bashkëshortin e saj.

DSIK ka vlerësuar përshtashmërinë e Arta Markut për të vazhduar detyrën e saj.

Arta Marku në 10 vitet e fundit ka zhvilluar veprimtarinë në Prokurorinë e Shkodrës.

Për aftësinë profesionale të Markut, KPK ka marrë në shqyrtim dosjen e një shtetasi me iniciale A.B.

KPK i ka kërkuar llogari Markut për ristrukturimin e Prokurorisë së Përgjithshme

Vetë Marku nuk është e pranishme në seancë, por përpara trupit gjykuese përfaqësohet nga avokatja Lirime Çukaj.

Seancën e kryeprokurores shqiptare, për herë të parë po e ndjekin edhe mediat e huaja.

Trupa Gjykuese që do të shqyrtojë çështjen përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Arta Marku i nënshtrohet vettingut me përparësi për shkak të detyrës që mban si kryeprokurore e përkohshme ndërkohë që para se të merrte këtë detyrë, dha dorëheqjen nga kandidimi për në Këshillin e lartë të prokurorisë.

Në rast se KPK e konfirmon në detyrë Arta Markun, asaj i lind e drejta për tu zgjedhur si drejtuese e organit të akuzës me një mandat të plotë 7-vjeçar sipas ligjeve të reja të reformës në drejtësi.

Arta Marku u emërua më 18 dhjetor 2017 nga Kuvendi në krye të prokurorisë së Përgjithshme duke zënë postin e Adriatik LLallës  të cilit i kishte përfunduar mandati. Ajo u zgjodh me 69 vota, 2 votuan kunder dy abstenim./o-news

Tags: Arta MarkuVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.