Kotzias: Epiri i Veriut nuk i perket Greqise

Kotzias: Epiri i Veriut nuk i perket Greqise

114
0
Shares

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias duke folur për negociatat me Shqiperinë tha se  nuk është shtruar në negociata çështjen e Epirit te Veriut.

“Është qesharake që ndokush të mendojë se Epiri i Veriut i përket Greqisë”, tha Kotzias.

Sa i përket ligjit të luftës, ai tha: “Për fat të keq Greqia insiston që nga fundi i viteve 1990 se gjendja e luftës është në fuqi. Qeveria jonë do që ta heqë, duhet të mbarojmë.

“As kam pranuar dhe as kam për të pranuar që të diskutohet për çështjen çame. Çështjen çame e ka diskutuar qeveria e Demokracise se re në fillim të viteve 1990”, u shpreh Kotzias.

Për marrëveshjen e zonave detare Kotzias tha: “Nuk ka fitore apo humbje, jemi duke negociuar. Nuk mund t’ju them tani se çfarë marrim, por mund  t’ju them te mos shqetesoheni.” Robert Goro

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY