Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Asnjë mundësi azili në Gjermani! Çfarë duhet të bëjë rinia shqiptare?

03/07/2018
Asnjë mundësi azili në Gjermani! Çfarë duhet të bëjë rinia shqiptare?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mundësi që rinia të mos emigrojë dhe kontribuojë në procesin unik të përafrimit me Bashkimin Evropian, për këtë u diskutua në Tiranë në një tryezë të organizuar nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert.

Prishmëritë e BE-së nga Shqipëria që ajo të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në 2019 janë temë e ditës në Tiranë. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar të hënën (2.07.2028) nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert, politikanë vendas, europarlamentarë dhe diplomatë të vendeve të BE diskutuan për detyrat e shtëpisë që Shqipëria duhet t’i bëjë mirë pas konkluzioneve të Këshillit të Përgjithshëm të BE, në Luksemburg.

Ndalim tërësisht azilkërkimit për motive ekonomike në vendet e BE 

Fakti që mijra qytetarë nga Shqipëria, vitin e kaluar, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE , kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga argumentat kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018. Shifrat zyrtare mbështesin bindjen e tyre:  EUROSTAT deklaron se  27. 575 shqiptarë kërkuan në vitin 2017 azil për motive ekonomike. Numri është shqetësues edhe pse 30 % më i ulët se një vit më parë.

Menaxhimi i integruar i kufinjve të Shqipërisë dhe marrveshja me FRONTEX (European Border and Coast Guard Agency- Agjensia për Ruajtjen e Kufirit Europian dhe Rojes Bregdetare)  kanë ulur në mënyrë drastike në 6 muajt e parë të këtij viti emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkimin.

Anke Holstein, Zv. Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha në tryezën e rrumbullakët se situata ka ndryshuar tërësisht. “Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani. Kjo ҫështje  është zgjidhur përmes bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Praktikisht, mundësia e azilit të qytetarëve nga Shqipëria në Gjermani është përjashtuar” tha Anke Holstein.

Pro&Contra ndaj hapjes së tregut të punës për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania 

Por situata ekonomike në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vështirë. Në raportin e fundit të Bankës Botërore ” Trendi i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor- 2018” theksohet: “Tregjet e Punës në vendet e Ballkanit Perëndimor –  Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë , ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbi karakterizohen nga një nivel i ulët punësimi dhe i lartë papunësie në raport me standardet europiane. Gjithë rajoni po përballet, si kudo në Europë, me tkurrjen e popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe emigrimit. Rreth 1/ 3 e popullsisë në rajon është në emigracion”.

Të dhënat aktuale të Bankës Botërore hedhin dritë në një realitet ku rajoni prej dekadash është furnizues me emigrantë në BE. Kjo pasi përmirësimet në tregjet e punës nuk kanë qënë të mjaftueshme për të mos nxitur rininë dhe njërezit e arsimuar të mos emigrojnë.

Përkimi i nevojave të qytetarëve të BP për punë dhe i Gjermanisë për fuqi punëtore ka sjellë hapjen e tregut gjerman të punës ndaj rajonit.

” Gjermania ka hapur tregun e punës për Ballkanin Perëndimor. Ka shumë njerëz nga Shqipëria që janë të interesuar të punojnë në Gjermani. Ka vonesa në dhënien e vizës për shqiptarët, që kanë një kontratë pune edhe pse personeli në sektorin e vizave është shtuar me 6 gjermanë dhe një shqiptar”, tha zv. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Anke Holstein:

“Nuk mendoj që migrimi në Gjermani është një zgjidhje për Shqipërinë. Sidomos rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në këtë proces unik të përafrimit të Shqipërisë me BE. Forca e punës , profesionistët, ekspertët i duhen Shqipërisë. Dhe në fakt ka shumë mundësira që ata të qendrojnë në vend”, thekson Anke Holstein /DW

Tags: azilgjermani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.