Vdekja e shoferit te ministrit nga nje plumb ne anen e ...

Vdekja e shoferit te ministrit nga nje plumb ne anen e djathtë të kokës

144
0
Shares

Ekspertiza paraprake ka konfirmuar vetëvrasjen e gardistit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja, me detyrë shofer i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Mjekët ligjorë kanë konstatuar se vdekja ka ardhur nga një plumb në anën e djathtë të kokës.

Ekspertët kriminalistikë kanë konstatuar gjithashtu faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri në dorën e tij të djathtë. Edhe gjurmët e gishtërinjve në armën automatike tip “MP5” përputhen me ato të 31-vjeçarit. Megjithatë deri tani ende nuk është përcaktuar motivi i kësaj ngjarjeje, për të cilën po vijojnë hetimet. Janë sekuestruar dhe po verifikohen kamerat e sigurisë në ambientet e garnizonit të gardës.

Gardisti Shkëlzen Qordja punonte prej kohesh si shofer i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai kishte nisur punë në Gardën e Republikës në mars të vitit 2017 dhe nuk kishte qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore. Miqtë e njihnin si njeri të qetë punëtor, pa vese dhe që nuk kishte probleme.

Ata thonë se nuk kanë dalluar asgjë që nuk shkonte kohët e fundit tek ai. Madje mbrëmjen e së premtes, ai kishte festuar me miqtë në një klub nate në kryeqytet. “Një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar dhe fjalëpak”, kështu e përshkroi 31-vjeçarin ministri Fatmir Xhafaj, duke theksuar se nuk gjente dot fjalë për të ngushëlluar familjen Qordja. Gardisti Shkëlzen Qordja u përcoll të dielën në mesditë në banesën e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY