Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shifrat e frikshme që tregojnë se shqiptarët po i “mbyt” rritja e taksave

02/07/2018
DRAFTI & TABELA/ Rishikohen të ardhurat e 2017, ja tatimet që rriten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Taksat u shtuan, por të ardhurat po rriten me ritmet më të ulëta që nga 2013-a

Administrata fiskale muaj pas muaji po ul rendimentin fiskal, jo vetëm duke mospërmbushur detyrimet në lidhje me planin, por rritja faktike nga viti në vit sapo vjen e shuhet.

Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Financave totali i të ardhurave buxhetore shënoi rritje faktike me vetëm 1.8 për qind gjatë 5-mujorit (me bazë vjetore), një ritëm shumë më i dobët krahasuar me vitet e tjera dhe më i ulëti që nga viti 2013, i cili nuk ishte i zakonte për nga zhvillimet pasi ndodhi rrotacioni politik.Të dhënat tregojnë se nga muaji në muaj ritmet e rritjes po bien gjithashtu. Të ardhurat e grumbulluar në muajin maj 2018 ishin vetëm 0.6 për qind më të larta se në muajin maj 2017. Ky rendimet i ulët vjen në një kohë ku rritja ekonomike gjatë vitit të kaluar (3.84%) ishte më e larta që nga viti 2008, ndërsa papunësia ka shënuar rënie në rekorde historike.

Nga ana tjetër barra fiskale ka ardhur në rritje dhe tatimet janë në kulmin e një aksioni antinformalitet, por duket se qeveria po vuan nga sindromi i mandatit të dytë ku konsumimi politik shfaqet fillimisht tek përformanca buxhetore, sidomos në të ardhurat.
Rritja e arkëtimeve me vetëm 1.8% në janar-maj nuk reflekton rritjen e parashikuar ekonomike (4.2% ) dhe as inflacionin që për pesëmujorin që ishte 2%. Vetëm nga rritja ekonomike dhe inflacioni pa marrë në konsideratë miradministrimin fiskal, rritja e të ardhurave buxhetore duhet të ishte së paku 6%.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se qeverisë i mungojnë rreth 6.5 miliardë lekë (ose 50 milionë euro) në pesë muajt e parë të vitit në raport me planin nga të cilat 2.8 miliardë lekë nga TVSH-ja dhe 1.1 miliardë lekë nga tatimfitimi dhe 1 miliard lekë nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Në vijim të ardhurat buxhetore mund të ndikohen negativisht nga detyrimet e prapambetura të akumuluara në vitin 2017, sidomos për TVSH-në, ku shteti duhet t’u kthejë rreth 100 milionë euro TVSH tre kompanive të mëdha, Bankers Petroleum, TAP dhe HEC i Devollit. Shifra u bë e ditur nga FMN në raportin e parë të programit të post monitorimit për Shqipërinë.

Financat kanë rënë dakord me kompanitë e mëdha që t’i shlyejnë me këste pagesat e prapambetura të TVSH-së, por kjo do të sjellë automatikisht ulje të të ardhurave të këtij viti, duke rrezikuar arritjen e planit të të ardhurave që synon të sjellë për gjithë 2018-n rreth 260 milionë euro më shumë të ardhura, sipas planifikimit fillestar të buxhetit.
Shqipëria u rendit e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët në Europë të mbledhjes së taksave në raport me PBB në vitin 2016 sipas institutit EUROSTAT.
/Monitor
 

Tags: ekonomirritje taksash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.