Habit Vllahutin në krah te Ballës: Opozita të shtrijë dorën e...

Habit Vllahutin në krah te Ballës: Opozita të shtrijë dorën e dialogut

122
0
Shares

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin,  e cila është në ikje i ka kërkuar opozitës të shtrijë dorën për dialog pasi pa të procesi për plotësimine e kushteve për hapjen e negociatave është ii veështirë, thuajse i pamundur.  E habitshme mjetet autoritet për plotësimin e  prioriteteve i ka në dorë maxhoraca por opozita duhet të bëhet garant për procesin?

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin deklaroi gjatë tryezës së mbledhur pas konkluzioneve të Bashkimit Europian,  e vendour në krah të Taulant Ballës se Shqipëria ka bërë përparime por ende i duhet punë.

Ajo tha se vendin e pret një vit i vështirë duke pasur parasysh dhe zgjedhjet lokale të vitit 2019. Ambasadorja bëri thirrje që procesi analitik i BE-së për Shqipërisë do të nisë që këtë verë e prandaj sipas saj duhet punuar shumë sidomos për bindjen e vendeve skeptike.

Por Vllahutin ka zgjedhur që këto mesazhe opozitës t’ia përcjelle duke qëndruar e mënjanuar në krahun e maxhorancës. E ulur në krah  të kreut të  grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballën i kthyer tashmë në një objketiv demaskimi të opozitës në lidhje me dyshime për pjesmarrjen e tij në favorizimin e disa grupeve kriminale që merrshin me pastrimin e parave, flet per bashkim.

“Janë 3 elementë që shtrihen përapara nesh, kur unë them që s’po humbasim asnjë sekondë të vende, procesi analitik nis që këtë verë. Është punë shumë e rëndësishme, pavarësisht se ku do ishte linja e nisjes zyrtare. Me reformën në drejtësi keni bërë përparime, por kërkohet ende kohë, për më thellë e gjerësisht. Pa reformën në gjyqësor nuk do ishim duke e bërë këtë bisedë sot. Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, duhet një objekt i mirë i përfilltë.

Opozita të shtrijë dorën për një lloj dialogu, pasi pa të është një proces i vështirë thuajse i pamundur. Duhet bashkim.”- thotë Vllahutin duke bërë kështu një kalamendje jo dipmolatike sespe dora e bashkimit dhe e marrveshjes për t’u shtrirë i takon maxhorancës sepse ajo është përgjegjsja kryesore në plotësimin e prioriteve të vena nga Bashkimi Evropian.

Luftën kundër krimit të Organizuar e më objektiva madhorë maxhoranca i ka në dorë vetë, sespe i zotërron të gjitha instrumnetat. Cfarë pengesë është opozita e cila ka në dorë vetëm fjalën?

Por Vllahutin vazhdon të shërbejë duke bërë gabime të qëllimta kur supozon se plotësimin e  kushteve e ka në dorë opozita ndaj i kërkon asaj duke qëndruar në krahun e Ballës të jenë konsesnsuale.

“Dua të shohim se sa shtete anëtare të BE e kanë njohur atë se çfarë ka bërë Shqipëria. Ka një grup vendesh që besojnë se ju keni arritur fazën ku mund të ecni përpara. Ka dhe vende, jo skeptike por të kujdesshme, prandaj duhet t’i tregoni se çfarë mund të bëni, ata kanë njohur reformat por duan të jenë tërësisht të sigurta. Keni shumë miq në BE. Ju pret një vit i vështirë pasi keni zgjedhjet e ardhshme lokale. Duhet një lloj konsensusi real që të ecni përpara,” tha Vlahutin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY