Video/ “Ke pasur tjetër”? Vajza tregon historinë e dhimbshme të martesës së...

Video/ “Ke pasur tjetër”? Vajza tregon historinë e dhimbshme të martesës së parë

145
0
Shares

Pas një përralle të bukur, i vjen radha një historie që na ka bërë të qeshim me lot. Rovena erdhi nga Gjermania për t’i dhënë një mesazh mamasë së saj, të cilës stafi i “Ka një mesazh për ty” i bëri një lojë.

Në vend të Rovenës pas ekranit të murit ndarës u shfaq një i panjohur me një valixhe prej 100 mijë Eurosh. Më poshtë risjellim edhe njëherë këtë histori.

Rovena ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’i bërë një surprizë nënës së saj, zonjës Bukurie.

Rovena tregon edhe historinë e dhimbshme të jetës së saj, peripecitë që ka kaluar. Ajo është divorcuar nga bashkëshorti me të cilin ka dy fëmijë dhe u detyrua që për disa vite mos t’i takonte pasi nuk ja lejonte ish-burri.

Rovena: Prindërit me atë mentalitetin atëherë më gjetën një djalë dhe më fejuan. Unë nuk e doja këtë fejesë.

Ardit Gjebrea: E njihje djalin më përpara?

Rovena: Jo, fare! Nga momenti që unë e kam parë kemi qenë në një dhomë të dy. E para njëherë, nuk më pëlqeu propozimi i tij. A ke pasur tjetër? Domethënë nga momenti që unë hyra në dhomë, unë nuk e njihja, nëse ti ke pasur tjetër do kesh probleme me mua. Thashë jo. Dhe pranova sepse deshën prindërit. Më mori si pa pyetur prindërit e mi, “më rrëmbeu”. Më çoi në shtëpi e tij. Prindërit u çuditën sepse ky nuk kishte thënë as te prindërit e tij asnjë gjë. Aty pranova dhe thashë, ok, po rri. Keqtrajtohesha në atë familje.

Ardit Gjebrea: Megjithatë bëre dy fëmijë.

Rovena: Po. Gjithmonë pa dëshirën time. Por, gjithsesi erdhi djali i madh në jetë. Aty kanë filluar konfliktet më shumë me ish-burrin, sa unë vija shprehesha tek prindërit e mi, thoja nuk shkoj mirë, edhe dhunë ka ngritur ai ndaj meje.

Ardit Gjebrea: Ushtruat dhunë dhe ju bëtë fëmijën e dytë?

Rovena: Tek fëmija i dytë unë i kam dhënë një shans sepse unë isha një vajzë që e doja familjen, më pëlqente familja. Përderisa ajo ndodhi si ndodhi, thashë po e pranoj.

Ardit Gjebrea: Kur vendose që të ndaheshe nga bashkëshorti?

Rovena: Kanë kaluar 10 vite.

Ardit Gjebrea: Me të ndejte rreth 7 vite?

Rovena: Po.

Ardit Gjebrea: Fëmijët kush i mbajti?

Rovena: Fëmijët ka qenë një histori e dimbshme sepse ne u larguam nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Greqi bashkë me të dhe me fëmijët. Vendosa të them që deri këtu, nuk mundem më me ty. Iku dhe u kthye dhe aty më gënjeu më mori fëmijët. Mi mori fëmijët dhe mi nxorri si për xhiro, mi çoi në një qytet tjetër të Greqisë. Mami im më ka dhënë shumë përkrahje, më thoshte mos u kthe. Edhe ai më lutej, më thoshte hajde këtu në qytetin tjetër, vazhdojmë këtu. Unë nuk pranova, kisha frikë dhe nuk shkova. Ky iku në Shqipëri. Kam qenë 4 vjet pa fëmijët. Shkoja fshehurazi në shkollë që t’i takoja. Pas 4 vitesh fëmijët ishin më të rritur. Më morën në telefon dhe më thanë ‘mami ne duam të kthehemi tek ty’.

Megjithatë, jeta i buzëqeshi. Pasi ishte divorcuar, në Greqi njohu një gjerman i cili i kërkoi të martoheshin. Tani ata jetojnë të dy bashkë në Gjermani bashkë edhe më fëmijët e saj.

Rovena: Unë tani jetoj në Gjermani, kam njohur një…Në fakt nuk mendoja që të martohesha. Thoja do marrë fëmijët dhe do jetoj vetëm me fëmijët e mi. Sot unë jam e martuar me një të huaj gjerman. E njoha në Greqi kur isha.

Tashmë Rovena kërkon të ndihmojë mamanë e saj. Ajo është 61 vjeç dhe prej 12 vitesh ka humbur burrin. Vajza do që mamaja e saj të gjejë një tjetër partner jete. Dhe për këtë, Rovena kërkon ndihmë nga “E Diela Shqiptare”.

Rovena: Nëna ime ka vuajtur shumë, nga ana e njerëzve të saj, nga ana e njerëzve të babit. Ndarjen time e ka përjetuar shumë keq. Dhe kur u ktheva i thashë, ‘nënë a do ma hapësh derën që të futem’? Nëse ti, i thashë, nuk më pranon nga njerëzit, mba njerëzit mos më mba mua. Unë atëherë po marr çantën dhe po largohem dhe ti më harron përgjithmonë. Dhe nëna ime nuk dëgjoi njerëzit. Ajo më pranoi mua dhe jam shumë e lumtur. Mami ka 12 vjet pa babin, është 61 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po pse do që ta martosh mamin?

Rovena: Sepse mami im, kur isha 17 vjeç më detyruan që të martohesha, dhe unë dua ta martoj tani mamin.

Rovena thotë se shpesheherë kanë bërë shaka dhe mamaja e saj nuk pranon që të martohet përsëri. Por, shton se nëse do të pranojë, do ta bëjë për një burrë që të ketë 100 mijë Euro.

Stafi i emisionit i ka bërë një surprizë dhe ka gjetur një burrë të quajtur Kujtim, i cili shkon në studio. Ai ka me vete një valixhe me 100 mijë Euro. Sigurisht ai luan rolin pasi mëson disa të dhëna rreth jetës së të ëmës së Rovenës.

Në studio pranon të vijë edhe mamaja e Rovenës, zonja Bukurie, e cila nuk ka dijeni se çfarë surprize e pret.

Në ekran shfaqet “burri i ardhshëm” i zonjës Bukurie.

Ardit Gjebrea: E njeh?

Zonja Bukurie: Jo!

Ardit Gjebrea: Dëshiron të dëgjosh mesazhin e tij?

Zonja Bukurie: Jo! Unë nuk e njoh, çfarë mesazhi do pres.

Ardit Gjebrea: Ti dëgjoje njëherë, le të flasi.

Zonja Bukurie: Po mirë, le të flasi.

Ardit Gjebrea: Urdhëroni zotëri….

Zonja Bukurie: Jo jo, nuk dua të flasi fare.

Por, sapo shikon valixhen me plot 100 mijë Euro, zonja Bukurie pranon që zotëria të flasë.

Ardit Gjebrea: Ti vijë zëri zotit 100 mijë Euro, të flasë?

Zonja Bukurie: Po…

Zoti Kujtim: Përshëndetje. Mirë je?

Zonja Bukurie: Mirë.

Zoti Kujtim: Babai a të quhet Sejdin?

Zonja Bukurie: Po

Zoti Kujtim: Mamaja e kishte emrin Bajame?

Zonja Bukurie: Po.

Zoti Kujtim: Ti punoje një kooperativë atëherë kur ishe e re në Kreshpan, qepje duhan. Unë atëherë isha i ri, punoja në fermë e të shikoja. Kam kaluar 40 vjet, nuk ke faj, nuk mban mend. Kam qejf që të bashkohemi bashkë, të kalojmë jetën.

Zonja Bukurie: Jo jo, s’bëhet llaf.

Ardit Gjebrea: Po ka 100 mijë Euro aty.

Zonja Bukurie: Jo nuk e dua. Nuk dua jo 100 mijë, po miliarda të ketë. Nuk më pëlqen as pasuria asnjë gjë, përveç fëmijëve të mi.

Në këtë moment, në ekran shfaqet edhe vajza e zonjës Bukurie, e ulur përkrah “kandidatit për burrë” dhe i thotë përse nuk pranon kur i kishte thënë që do të donte 100 mijë Euro.

Zonja Bukurie shprehet se bënte shaka dhe nuk do as burrë dhe as pasuri, por vetëm fëmijët.

Por, vajza i dha këtë mesazh.

“Ti e di që të dua shumë. Unë të dua më shumë se jetën time, ti je gjithmonë aty me fëmijët e mi. Pavarësisht se unë ndonjëherë rri me fëmijët shumë pranë, por mos harro, unë të kam ty, kam Idin, pastaj kam Klajdin dhe ti je gjithmonë në zemrën time. Edhe si falenderim, por edhe si falje. Të më falësh sepse këto tre vitet e fundit unë të kam mërzitur shumë.

Zonja Bukurie: Nuk ka problem, nëna t’i fal të gjitha gjërat. Asnjëherë nuk më ke mërzitur.

“Mamin e kam mërzitur sepse siç u njoha me këtë burrin gjerman u detyrova që të shkoj atje dhe nuk mund t’i merrja dot fëmijët dhe ja lashë mamit në shtëpi. Mami mos harro që ti je pjesa e jetës sime”.

Pas këtij mesazhi, nënë e bijë u përqafuan ndërsa burri me 100 mijë Euro mbeti vetëm një shaka./klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY