Policia e Shkodrës, ka vënë sot në pranga një person, i cili ishte i shpallur në kërkim. 39 vjeçari Pal Pepaj, banues në fshatin Grudë e Re në qytetin e Shkodrës, ishte dënuar me 3 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike.
NJOFTIMI I POLICISE:
Me datë 01.07.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkoder në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar, kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim:
Pal Pepaj, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr. 443 datë 30.05.2017 e ka denuar me 3 vite burg, për veprën penale të “Kultivimi i bime?ve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/