Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

”Kryeministri nuk shqetësohet për bibliotekën,por kërkon para për t’u paguar gjobën futbollistëve”

01/07/2018
DHUNA/ LSI: Të shkarkohet menjëherë Haki Çako
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama në një status në facebook ka shkruar rreth nismës së kryeministrit për të mbledhur para për të paguar gjobën e dy shqiptarëve të ekipit të Zvicrës të vendosur nga FIFA pas gjestit simbolik të shqiponjës.

Duke e cilësuar një skandal, ai i thotë Ramës se nuk i intereson pse Bibioteka Kombëtare përmbytet, pse janë prishur bulevardet dhe trotuaret dhe janë shkatërruar kanalizimet, por kërkon të hiqet patriot i madh duke mbledhur para, për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj dy futbollistëve shqiptarë të përfaqësueses së Zvicrës, Xhakës e Shaqirit.

STATUSI I LUAN RAMËS
Në Tiranë përmbytet Biblioteka Kombëtare, Kryeministri kërkon para për t’u paguar gjobën futbollistëve të Zvicrës!
Është përmbytur Biblioteka Kombëtarë! Sepse, idiotët që po shkatërrojnë Tiranën, të yshtur sa prej injorancës e po aq edhe prej makutërisë e babëzisë, duke prishur bulevardin e trotuaret, kanë shkatërruar edhe kanalizimet, e uji i shirave të ditëve të fundit, vërshoi në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, duke përmbytur e shkatërruar mijëra e mijëra libra!

Për të kuptuar dëmin e pariparueshëm, më lejoni t’ju kujtoj se shkrimtari i madh Jorge Luis Borges, ka thënë: “E kam imagjinuar gjithnjë parajsën si një lloj biblioteke”.
Mirëpo, Kryeministrit tonë, nuk i intereson fare se ç’ndodh me Bibliotekën Kombëtare! Ai e ka hallin gjetiu!

Për t’u shitur si patriot i madh, gjithë merakun e ka se si të mbledhë para, për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj dy futbollistëve shqiptarë të përfaqësueses së Zvicrës, Xhakës e Shaqirit, që i festuan golat e tyre ndaj kombëtares së Serbisë duke bërë shenjën e shqiponjës!
Natyrisht, me lojën, golat dhe fitoren ata na bënë të gjithëve krenarë, po Kryeministri ynë ç’punë ka që fut hundët atje ku nuk i takon?!

Mbi ç’bazë ligjore, me çfarë tagri e me çfarë statusi Kryeministri e merr një nismë të tillë?!
Xhaka e Shaqiri nuk kanë nevojë për paratë që mendon të mbledhë në mënyrë të kundërligjshme Kryeministri i Shqipërisë. Jo thjesht se aq para sa është gjoba që iu ka vënë FIFA e ndoshta edhe më shumë, ata i fitojnë vetëm në një ditë, por Kryeministri me nismën e vet, i fyen rëndë edhe ata!

Ndaj, unë jam i bindur që si Xhaka, edhe Shaqiri do t’i refuzojnë paratë që mund të mbledhë Kryeministri. Sepse, në këtë rast, ai po tallet me Xhakën e Shaqirin, e madje, edhe duke abuzuar me emrin dhe imazhin e tyre, pasi po mblidhen para për ta e në emër të tyre, përveçse në kundërshtim me ligjin shqiptar, por, edhe në kundërshtim me kontratat e futbollistëve dhe ligjet e rregullat e vetë FIFA-s!

Në Bibliotekën Kombëtare, i kanë ndehur e shpërndarë librat gjithë andej që të thahen në diell!
Por, mos prisni që Kryeministri të shqetësohet për librat dhe bibliotekën! Jo, ai po mbledh para për t’u ardhur në ndihmë Xhakës dhe Shaqirit!

Pa librat e biblioteka, spitalet dhe të sëmurët, fëmijët e shkollat, rrugët dhe cilësia e jetës së qytetarëve, kanë kohë dhe le të presin!…

Tags: bibliotekagjoba fifaluan ramareagim ne fb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.