Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermani/Kërkohet fuqi punëtore nga Shqipëria dhe Kosova, ndryshime në dhënien e vizave

01/07/2018
VIDEO/ Gjermania ka 772 mijë vende të lira pune, ja profesionet që kërkohen dhe si të përfitoni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Shëndetësisë Spahn dhe kolegët e tij kritikojnë procedurën e stërzgjatur për viza pune në Kosovë dhe Shqipëri. Ata paralajmërojnë ndryshime.

 Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn do të kërkojë ndihmë në Evropën Juglindore për zgjidhjen e problemit me mungesën e personelit në shëndetësi. Në veçanti në Kosovë dhe Shqipëri ka një potencial shumë të lartë të fuqisë së re punëtore, deklaroi ai për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. “Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë se sa mendojmë ne”, tha Spahn. “Por ka shumë probleme të mëdha me dhënien e vizave”. Politikani i CDU-së thotë: “Ajo që nuk mund të kuptoj fare është se këta persona të përgatitur dhe të shkolluar duhet të presin shpesh deri në dhjetë muaj për një vizë për Gjermani. Këto procedura duhet të përshpejtohen.” Edhe njohja e diplomave zgjat tepër gjatë, mendon ministri.

“Duhet të kërkojmë edhe jashtë vendit”

Spahn pohon se Gjermania ka nevojë për rreth 50.000 persona që punojnë në shëndetësi dhe sektorin e përkujdesjes për të moshuarit. “Duhet të kërkojmë ndihmë në vendet jashtë Gjermanisë.” Në Gjermani nuk ka më gati asnjë spital apo institucion për përkudjesjen që të mos ketë fuqi punëtore nga vendet tjera.

Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) planifikon të fusë të drejtën që të huajtë të marrin vizë për gjashtë muaj me qëllim që të kërkojnë punë në Gjermani. “Të huajt që duan të punojnë në sektorin e përkujdesjes do të duhej të marrion vizë për gjashtë muaj dhe të vijnë në Gjermani. Kushti: ata nuk mund të marrin asnjë cent nga sistemet sociale, e nëse as pas gjashtë muajve nuk kanë gjetur ndonjë vend pune, atëherë duhet të kthehen në vendin e tyre”, tha Heil për të njëjtën gazetë. Me rëndësi është që Gjermania më në fund të nxjerrë një ligj të mirë për ardhjen e organizuar të migrantëve.

“Aksionet e koncentruara”

Spahn ka bërë të ditur para disa ditësh se ai, ministri Heil dhe ministrja e Familjes Franziska Giffey (SPD) do të nisin një “Aksion të koncentruar për përkujdesjen”. Partitë e Unionit dhe socialdemokratët kanë rënë dakord në programin e tyre qeverisës që të përmirësojnë kushtet për përgatitjen profesionale, informimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor. Heil ka bërë të ditur se rrogat për personat që punojnë në fushën e kujdesit për të moshuarit të rriten dukshëm deri në mes të vitit të ardhshëm. Të tre ministrat kanë dhënë së bashku intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”./DW

Tags: gjermanikosovaprocedura te gjataSHQIPERIvende puneViza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.