Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Idrizi:Ka mungesë të theksuar trasparence

30/06/2018
Idrizi i kërkon Ramës një ministri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i ftuar në “Fax News” për të folur në kuadër të “Javës Çame” ka falënderuar piktorët që ishin në Çamëri dhe kishin sjellë me vetë dhe pikuarat e realizuar në vendin e të parëve të tyre.

Madje Idrizi tha se edhe piktorët ishin habitur nga bukuritë e Çamërisë.

“Duhen falenderuar 15 piktorë që kanë shkuar në zonën e Çamërisë dhe kanë qenë të befasuar nga bukuritë e Çamërisë dhe na sollën pamje nga Çamëria.

Shumë nga ato piktura na sillnin dhe shtëpitë tona ashtu siç i kishin lënë”, tha ndër të tjera Idrizi ku ka folur edhe për pelegrinazhin në Kllogjer.

“Në Kllogjer janë varrezamt monumentale. Aty për herë të parë sheh një varrezë masive ku prehen shqiptarët e Çamësise ku kupton dhe përmasat e kësaj tragjedie, 27 qershori ka të bëjë me kujtesën e historisë”, tha ai.

Ndërkohë sa i përket negociatave që po zhvillohen me Greqinë dhe marrëveshjes që pritet të nënshkruhet nga Rama dhe Cipras, Idrizi ka deklaruar se është shumë shqetësuese mungesa e transparencës nga ana e qeverisë për këto bisedime.

“Gjëja e parë që duhet thënë është që të gjithë keto negociata po zhvillohen në kushtet e mungesë së trasparencës totale dhe duke patur parasysh këtë kam frikë  se nuk po zhvillohen mbi bazën e reciprocitetit”, tha ai.

Kreu i PDIU-së theksoi se axhenda greke po avancon, ndërsa ajo shqiptare jo. Ai përmendi dhe marrëveshjen për toponimet të cilën e quajti absurde pasi kërkohet që të ndryshohet emri i vendlindjes, ndërsa si avancime të agjendës greke përmendi edhe ligjin për minoritetet deh varrezat greke.

“Marrëveshja për toponimet është absurde, është bërë për 600 pleq çam, kërkohet që të ndryshohet vendlindja. Ligji për minoritetet, e nxori Shqipërinë me 9 minoritete. Kosova ka 6.

Shqipëria i ka njohur minoritete që në kohën e mbretit Zog në zonën e Finiqit dhe Dropullit.

E treta me këtë marrëveshje është implimentimi i marrëveshjes për varrezat.

Çështja e varrezave duhet të fillonte minimalisht nga heqja e Ligjit të Luftës dhe pala shqiptare duhet të kërkonte që edhe për shqiptarët e Çamërisë të kishte një varrezë.  Ne kemi marrë vetëm vulën apostile, kërkesat ishin heqja e ligjit të luftës, marrëveshja e kufijve shtetëror dhe çështja Çame.

Interesi i Shqipërisë është të mbyllet çështja e kufijve tokësor pasi Greqia nuk e ka ratifikuar traktatin e Firences, po na çojnë drejt marrëveshjes së detit që është në interes të Greqisë. Nuk mund të thonë këta që po bëjnë marrëveshje më të mirë se ajo që ishte më parë, sovraniteti territorial nuk duhet të negociaohet”, tha Idrizi ndër të tjera.

Tags: greqimarreveshja e detitshpetim idrizi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.