Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria në krye për çmimin më të lartë të naftës, por e fundit për zhvillimin ekonomik

29/06/2018
Kontrolli shtetëror asnjë efekt, rritet sërish nafta – kalon mbi 180 lekë për litër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria renditet në tre vendet e fundit të Europës për nga zhvillimi ekonomik, por ka një tregues ku ajo konkurron me ekonomitë më të pasura të planetit, ai është çmimi i lartë i naftës.

Sipas Global Petroleum Prices aktualisht Shqipëria është vendi i 13-të me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Qytetarët shqiptarët paguajnë mesatarisht 178 lekë ose 1.65 dollarë për një litër naftë, kur në Gjermani, Austri apo Holandë, çmimi është dukshëm më i ulët, arsyeja e këtij absurdi është qeveria.

“Sepse sistemi i taksave që ne përdorim në karburante është më i larti dhe kemi disa taksa të veçanta që nuk aplikohen në vende të tjera. Çmimi lartë vjen nga taksat që përfshihen në kosto” shprehet për Top Channel Luigj Aliaj, Shoqata e Hidrokarbureve.

Në çdo litër naftë, që paguhet rreth 180 lekë, mbi 100 lekë shkojnë për qeverinë, ndërsa pjesa tjetër është kosto për naftën. Kjo bën që çmimi të mos ulet asnjëherë edhe sikur nafta në bursa të shitet falas.

“Nafta me çmimin që del sot nga bursat ndërkombëtare përfshirë transportin, shpenzimet e shpërndarjes dhe fitimin e kompanive ka një çmim mes 70-75 lekësh, gjithë pjesa tjetër është taksa”, shprehet Luigj Aliaj.

Por me gjithë këtë barrë të rëndë, qeveria vazhdon të shtojë taksa mbi karburantet, tani edhe përmes koncesioneve. Më e reja pritet të vijë shumë shpejt.

“Së fundmi po përgatitet edhe një taksë që do i kalojë privatit, për kontrollin e pompave të karburantit, e cila do të jetë një kosto shtesë për çmimin e lartë”, shton Luigj Aliaj.
Shumë ekspertë thonë se çmimi i lartë i karburanteve ka dëmtuar jo pak ekonominë duke i bërë bizneset shqiptare më pak konkurruese krahasuar me ato të vendeve të ngjashme fqinje, ku nafta kushton shumë më pak si në Maqedoni ku çmimi i naftës është mesatarisht 130 lekë.

Tags: naftezhvillimi ekonomik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.