DEKLARATA/ Policia italane nxjerr bllof Ramen per mbjelljen e kanabisit

DEKLARATA/ Policia italane nxjerr bllof Ramen per mbjelljen e kanabisit

327
0
Shares
Fotomontazh

Teza zyrtare e qeverise është se nuk mbillet më hashash në vend, por ajo qe trafikohet është nga sasia e prodhuar në vitet paraardhëse. Por kjo eshte nje progpagande e njohur e Rinidjes sic beri me  avionët- mushkonja. Hashashi konsiderohet nje shpikje e opozitës dhe kazanit mediatik. Në shkrimin e saj të egër para dy ditëve gazeta franceze “Liberation” ka e vënë në dyshim edhe atë. Por deputetit Flamur Noka i ka mbledhur te gjitha keto deklarime mediatike per t’i kujtuar publikut se keto jane arsyet e vertata te deshtimin te negociatave

​Droga dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat dhe as kanë për t’iu hapur as në 2019-ën”, reagon Noka nga selia e PD.

Deklarata e plote e deputetit:

Dëshmia e zyrtarëve të policisë italiane në gazetën franceze “Liberation” se në Shqipëri vazhdon të mbillet kanabis me sasi të mëdha është një provë tjetër se Edi Rama mashtron, kur thotë se e ka hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit.

Siç pohon, Nicola Altieri, gjeneral brigade në Bari, atje është bllokuar 10 ton drogë vetëm në katër muajt e parë të këtij viti. 10 tonë drogë që nuk është prodhim nga stoku i vjetër, sepse analizat e policisë italiane kanë treguar se prodhimi i përket muajve të fundit. I përket  kohës, kur nga Edi Rama u shpall fitorja e luftës kundër kanabisit, njësoj siç shpalli tani fitoren për hapjen  e negociatave.

 E vërteta është se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës është një nga kushtet që Bashkimi Europain i ka vënë Shqipërisë, në mënyrë që të vendosë për hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm.

 Në të vërtetë, nuk do të ndodhë asgjë nga ato që presin shqiptarët dhe bashkimit Europian, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës.

 Edhe mediat europiane tani po e shprehin hapur se “paratë e drogës janë bërë para të politikës në Shqipëri”.

 Rasti i 3.4 milionë eurove të drogës me Toyota Yaris është simboli i përfshirjes së maxhorancës së Edi Ramës në pastrimin e parave të drogës, duke nisur nga dy ministrat e brendshëm tek kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

 Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian nuk kanë më ansjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar intersat e vendit. Tani është koha  ta largojmë, për t’I hapur Shqiperisë rrugën europiane.   

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY