Qeveria jep një tjetër rrugë me koncesion

Qeveria jep një tjetër rrugë me koncesion

141
0
Shares

Vjen një tjetër vendim i qeverisë në lidhje me rrugët. Ajo ka vendosur të japë me koncesion ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.

Në mbledhjen e datës 27 qershor, është vendosur t’i jepen 8.5% të pikëve shoqërisë “A.N.K.”, e cila ka kërkuar vetë këtë koncesion, duke e projektuar, ndërtuar, financuar dhe mirëmbajtur aksin rrugor në fjalë.

Aksi i propozuar shtrihet përgjatë rrugës ekzistuese që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës, nëpërmjet një tuneli 850 metra të gjatë

Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY