Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lufta kundër krimit, Ardi Veliu takon atasheun e FBI-së

28/06/2018
EMRI & FOTO/ EMËROHET DREJTORI I RI I POLICISE SË SHTETIT
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me atasheun e FBI-së Jack Liao, i cili mbulon Shqipërinë, Maqedoninë e Bullgarinë.

 Veliu falënderoi Liao për bashkëpunimin ndërmjet Policisë shqiptare dhe FBI-së, si dhe ndihmën që i ka dhënë Policisë se Shtetit.

Ardi Veliu ka theksuar se Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar në luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Njëkohësisht Veliu njohu atasheun e FBI-së me reformën në Policinë e Shtetit dhe ndryshimet strukturore të bëra në funksion të përmbushjes së prioriteteve.

Veliu i ka kërkuar atasheut të FBI-së që të shihet mundësia e trajnimit të oficereve të Departamentit të Policisë Kriminale, nga ekspertë të FBI-së me qellim marrjen e eksperiencave më të mira në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe çështjeve që kanë të bëjnë me pastrimin e parave, hetimin e transfertave të vlerave monetare, etj.

Liao shprehu gatishmërinë për të ofruar asistencë në trajnime për Policinë e Shtetit, si dhe të sjellë ekspertë për të asistuar punën e Departamentit të Policisë Kriminale. Palet u dakordesuan të forcohet më tej ky bashkëpunim, duke avancuar deri në krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore, kur është e nevojshme, me qëllim rritjen e efikasitetit të luftës ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Po gjatë ditës së sotme, Jack Liao, u prit në një takim edhe nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa në fokus ishte thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy agjencive ligj zbatuese, kjo edhe në vijim të çështjeve të trajtuara në takimin që Ministri Xhafaj zhvilloi me drejtues të FBI-se gjatë vizitës së tij në Uashington, në shkurt të këtij viti./g-e

Tags: Ardi veliufbikrimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.