Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama mbyll pazarin në Parlament, merr “teatrin”, kalon ligji për shembjen dhe kullat

28/06/2018
VENDIMI & EMRAT/ Qeveria shtesë pensioni për artistë dhe aktivistë të njohur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Rama ia doli sot të mbyllte pazarin me deputetët e tij duke marrë plot 74 vota për ligjin që lejon shembjen e teatrit kombëtar dhe ndërtimin e kullave bri tij përmes një klienti të vjetër të biznesit.

Mazhoranca ka futur në rendin e ditës sipas procedurës së përshpejtuar votimin për projektligjin për Teatrin Kombëtar që sipas deputetëve të opozitës ishte futur në mënyrë të paligjshme. Dy partitë opozitare, PS dhe LSI janë shprehur kundër futjes së projektligjit në rend dite. Kreu demokrat Basha i tha kryeparlamentarit se po e përdorin si Lolo duke e perfshire ne program me urgjencë këtë projektligj. Reagimi i Bashës erdhi pas Ruçi kërkoi nga administrata e Kuvendit që të shpërndahej projektligji për deputetët.

“Ajo që sapo thatë është jo vetëm gënjeshtër por edhe gafë e madhe. Tani vjen edhe pse që ju mundoheni ta kaloni me fotokopjuesin e prishur. Kryetari i Kuvendit i paraqet Kuvendit projektligjin përkatës. Ky është që po shpçërndani tani?

Jo vetëm doni të vidhni 205 mln euro me një dorë, jo vetëm doni të shkatërroni Teatrin Kombëtar, por edhe procedurën e ligjit e shkelni. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Po të kishte Gjykatë Kushtetuese do të konsiderohej e paligjshme. Kur ju e merrni në dorë dhe dilni mbi ligjin me 200 mln euro me kullat e Teatrit. Si mund të mbrohet rendit kushtetues kur Edi Rama me 15 të tjerë grabisin gjithçka dhe të përdorin ty si Lolo duke shkelur ligjin. Nuk ka asnjë urgjencë për të shembur Teatrin. Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat jo thjesht procedurave parlamentare por paqes sociale në vend”, deklaroi Basha. 

Në përgjigje kreu i Kuvendit Gramoz Ruci sqaroi sipas tij se procedurat janë të rregullta.  “Në radhë të parë termin gënjen dhe ta përdorin kryetarin e parlamentit do tju kërkoja me shumë etikë ti tërhiqeni, pasi as më gënjen dot njëri as më përdor njeri se nuk kam moshë të gaboj dhe nuk kanë moshë të më përdorin dhe të më gënjejnë.

Në njoftimin që ju ka bërë te rendi i ditës ju kam thënë se materialet do ti gjeni në faqen zyrtare të Kuvendit. Pr/ vendimi ka qenë që në momentin që është miratuar rendi i ditës. E dyta të gjitha procedurat parlamentare sa herë që ka qenë çështja për procedurë të përshpejtuar janë bërë në momentin e votimit”, tha Ruci.

Në fund Ruci hodhi proceduren per ligjin në votim duke marrë 74 vota të së majtës, një votim ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama.

Ende nuk dihet data kur të prishet teatri ndërsa aktorët dhe shfaqjet do të transferohen tek turbina, një impiant arti në periferi të kryeqytetit, por procedura e pershpejtuar zvogelon kohen.

Tags: parlamenttetari shmebja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.