Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/Këshilli i Ambasadorëve i shpjegon Ramës kuptimin e vendimit për negociatat me Shqipërinë

28/06/2018
DEKLARATA/Këshilli i Ambasadorëve i shpjegon Ramës kuptimin e vendimit për negociatat me Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë ka dalë sot më një deklaratë në lidhje me vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së që të mos hapin negociatat me Shqipërinë. Sipas këtij këshilli që përfshin diplomatë me përvojë në vend dhe drejtohet nga ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, thotë se se nuk është vendosur aspak automatikisht hapja e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm por ndërkohë është përcaktuar rruga drejt hapjes së negociatave.

Sikurse komenton Këshilli vitin e ardhshëm nuk ëhstë e nevojshme të ketë rekomandim i ri nga Komisioni Evropian por gjithsesi vendimi mund të merret vetëm nga Këshilli Evropian.

Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorëve:

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, të zhvilluar në Luksenburg më 26 qershor, u gjet një rrugë e ndërmjetme për t’iu përgjigjur propozimit të Komisionit Europian lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë për antarësimin në këtë Bashkim. Në dokumentin e hartuar me këtë rast për t’iu paraqitur Këshillit Europian, i cili mblidhet më 28 e 29 qershor, thuhet:

“Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria dhe të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave për antarësim në qershor 2019”.

Ky është pa dyshim një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, të cilët e shohin vendin e tyre një hap më pranë çeljes së negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Por nuk është vendosur aspak hapja automatike e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje gjithë klasës tonë politike e posaçërisht qeverisë ta lexojë me seriozitet dokumentin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe ta informojë opinionin public drejt.

Ajo çka përbën lajm të mirë sivjet është se vitin e ardhshëm nuk do të jetë më i nevojshëm një rekomandim i ri nga ana e Komisionit Europian. Dhe ky është hapi përpara në këtë proces, i vogël, por që ka rëndësinë e tij për t’u marrë parasysh.

Vendimi përfundimtar, mbetet përsëri për t’u marrë nga Këshilli Europian.

Është e vërtetë se nuk pati kushte të reja për t’u përmbushur nga Shqipëria gjatë 12 muajve që kemi përpara. Por pati një ritheksim, me një forcë të re, të kushteve të përcaktuara gjatë viteve të fundit. Në gjykimin tonë, kjo e bën problematikën edhe më të mprehtë, sepse tregon që vendet antare të BE-së kanë arritur në përfundimin se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat e mëparshme. Është e qartë se pa përmbushjen e këtyre detyrave nuk ka çelje të negociatave.

Përmbajtja e këtyre detyrave është çështje e zhvillimeve të brendshme dhe jo e diplomacisë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje gjithë klasës tonë politike e në mënyrë të veçantë qeverisë të heqë dorë nga retorika e zbrazët polemizuese për t’u përqendruar konkretisht te reformat e kërkuara dhe te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Humbja edhe vitin e ardhshëm e shansit që vendimi për çeljen e negociatave do të ishte një goditje shumë e rëndë për aspiratën tonë europiane. Ashtu siç kujtoi me të drejtë Presidenti i Republikës me këtë rast, “një vit kalon shume shpejt”.

Nuk ka kohë për të humbur.

Tags: keshilli i ambasadoreve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Si u ndanë votat në Kushtetuese për kërkesën e Ramës

06/02/2026
VENDIMI I PLOTË I KUSHTETUESES PËR BALLUKUN

VENDIMI I PLOTË I KUSHTETUESES PËR BALLUKUN

06/02/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon Ballukun pa marrë vendim

06/02/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Tjetër tentativë për grabitje në Shkodër, sërish godet ‘hajduti’ i Postës

06/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Si u ndanë votat në Kushtetuese për kërkesën e Ramës

06/02/2026
VENDIMI I PLOTË I KUSHTETUESES PËR BALLUKUN

VENDIMI I PLOTË I KUSHTETUESES PËR BALLUKUN

06/02/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon Ballukun pa marrë vendim

06/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.