Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Studimi mbi universitetet/Më shumë investime për zyra sesa për studime akademike

27/06/2018
EMRAT/ Zgjedhjet në universitetet e Tiranës, kandidatët që garojnë për postet e rektorëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Organizatat Qëndresa Qytetare dhe Task Forca Studentore, mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert, publikoi sot një raport monitorimi mbi menaxhimin e tre universiteteve publike në Tiranë, Durrës dhe Elbasan,

Nga monitorimi i transaksioneve rezulton se tre universitetet publike janë më larg shkencës dhe më pranë luksit të zyrave, pasi nuk kanë shpenzuar asnjë vlerë për nënkategorinë studime dhe kërkime përgjatë 1 viti akademik.

“Paratë e tarifave të studentëve dhe të ardhurat nga buxheti i shtetit janë shpenzuar për investime luksi dhe zyrash. Mbi 1 miliardë lekë të vjetra ka shpenzuar Universiteti i Durrësit për rikonstruksione ndërtesash dhe pajisje zyrash, ndërsa Universiteti i Elbasanit ka blerë një automjet në vlerën 76 milion lekë të vjetra” – thuhet në raport.

Edhe pse ka më shujmë ndërtesa, Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 7 herë më pak se ai i Elbasanit dhe 14 herë më pak se Universiteti i Durrësit për të paguar energjinë elektrike. Universiteti i Elbasanit ka paguar 17 herë më shumë ujë se ai i Tiranës dhe 11 herë më shumë ujë se sa Universiteti i Durrësit.

Ndër shpenzimet e luksit ka hyrë edhe një abonim i shtrenjtë për kartë televizive nga Universiteti i Elbasanit për zyrtarët drejtues, kur mjediset e tij nuk kanë internet falas për studentët.

Tre universitetet shpenzojnë mjaft para për sigurimin e ndërtesave, shuma të konsiderueshme, që rrjedhin nga tarifat e studentëve apo nga buxheti i shtetit.

“Universitetet paguajnë kaq shtrenjtë shërbimin e rojes, por studentët vuajnë mungesën e shërbimeve minimale si kartonat e diplomave, internetit, ngrohjes dhe ftohjes, laboratorëve dhe bibliotekave” – thuhet në studim.

Në Universitetin e Tiranës shpenzimet për bursa studimi janë në nivelin 0, ndërsa mbi 45 mijë dollarë u shpenzuan për vendimet gjyqësore mbi largimet e padrejta nga puna të nëpunësve.

“Keq-administrimi dhe papërgjegjshmëria e titullarëve rëndon mbi xhepat e studentëve, pasi universiteti paguan me paratë e studentëve punonjësit e larguar në mënyrë të padrejtë nga puna, duke lënë vetë studentët ekselentë pa bursa” – thekson studimi.

Universitetet e Durrësit dhe Elbasanit I kanë harxhuar paratë e bordeve administrative jo për kërkim shkencor dhe shërbime ndaj studentëve, por për kolltuqe, makina dhe kompani sigurimi.

Bordi i Administrimit të Universitetit të Elbasanit i kanë caktuar vetes një shpërblim mujor prej 350 dollarë në muaj sipër pagave të tyre si zyrtarë.

Të tre universitetet janë më larg shkencës dhe më pranë luksit të zyrave, pasi në një vit akademik nuk kanë shpenzuar asnjë vlerë për studime dhe kërkime, pra paratë e tarifave të studentëve janë kthyer në pajisje zyrash, makina luksi dhe ndërtime godinash.

Këto shpenzime për internet dhe telefona arrijnë vlera të konsiderueshme krahasuar me abonimet standarte për zyra dhe familje, paradoksi qëndron në faktin se në asnjë nga këto tre universitete nuk ka as salla me internet falas për studentët dhe as wireless falas në ambientet e tyre. Interneti aksesohet vetëm nga administrata e universiteteve dhe pedagogët.

“UT nuk ka paguar ende asnjë bursë studimi, megjithëse viti po akademik po mbaron, por kjo është një nga të drejtat kryesore të mohuara ndaj studentëve, të cilët kur vjen afati i pagesës së tarifës tregohen mëse korrektë” – thuhet në studim.

Autorët kërkuan ndërhyrjen e komisioneve parlamentare, Kontrollit të Lartë të Shtetit, ministrisë së arsimit, Senatet Akademike dhe Këshillat Studentorepër të vëzhguarinvestimet gjatë këtij viti akademik./VOA

Tags: ShpenzimestudimUniversitete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.