Shteti përdor makinën e sekuestruar, gjobat i faturohen familjes së të burgosurit

Shteti përdor makinën e sekuestruar, gjobat i faturohen familjes së të burgosurit

204
0
Shares

Në redaksinë e emisionit BOOM ka mbërritur një denoncim nga një person,  i cili thotë se makina e djalit të tij ka marrë gjoba, ndërkohë që ajo është e sekuestruar nga policia dhe djali i tij ndodhet në burg.

Renis Kasapi 32 vjeç vuan dënimin në burg

Dy vite më parë, në qershor 2016 në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës policia arrestoi shtetasin Renis Kasapi 32 vjeç. Ai po transporonte me makinën e tij një sasi lëndësh narkotike drejt Greqisë. Çështja i kalon gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe 32-vjeçari është dënuar me 6 vite e e 8 muaj burg.

Në vendimin e gjykatës citohet se automjeti tip Benz me targa AA 049 NV do të konfiskohet. Por ndërkohë që Kasapi ka dy vite në burg tek shtëpia e tij është paraqitur një punonjës policie dhe i ka thënë babait të Renisit, se makina e djalit të tij ka shumë gjoba për të paguar dhe në rast se nuk i paguan këto gjoba, do t’i sekuestrohet mjeti.

Ky fakt e ka befasuar babain e 32-vjeçarit dhe pyetja që lind është: Kush e përdor makinën e sekuestruar të 32-vjeçarit Renis Kasapi?!

Bujar Kasapi: Djali im është ndaluar në 15 maj 2016 në Kapshticë. Bëhet gjyqi i shkallës së parë ku i dhanë 10 vjet burg. Kërkoi gjykim të shkurtuar dhe ia lanë 6.8. Më kthyen pasaportën, kartën e identetit, tre celularët, kurse makina nuk është kthyer.Pas dy vjetësh më vjen një faturë gjobë që makina e djalit që është e sekuestruar  vijnë flet gjoba në emër të djalit dhe makina lëviz në Tiranë. Gjobat nuk kam mundësi ti paguaj. Makinën le ta përdori kush të dojë, por jo ta përdorin dhe gjoba të vijë në emër të djalit tim. Në makinë djali ka pasur edhe një aparat profesional me vlerë 4 mijë euro.

BOOM mori informacion se në emër të Renis Kasapit janë marrë 15 gjoba për parkim të gabuar në vitin 2017 me vlerë totale 30400.00 lekë

Makina nuk është dorëzuar në depot e rezervave të shtetit

Gazetarja e BOOM, Alekat Çeku shkoi në depot e rezervave të shtetit për të pyetur se si është e mundur që një makinë e konfiskuar të levize me emrin e personit i cili aktualisht po vuan denimin me burg.

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Makinat mund t’i përdorë edhe shteti sepse është i varfër

Jashtë kamerës një punonjës i këtij institucioni na thotë se kjo makinë nuk eshte dorezuar këtu.

Me pas ai hedh hipotezën se ndoshta oficeret e policise gjyqesore i vendosin këtë targë mjeteve të tjera për të humbur gjurmet.

“Duhet te dish se shteti jone është i varfer dhe ndonjëherë i përdor këto makina pëer punet e tij”, tha punonjësi i rezervave të shtetit.

Gazetarja-Me një vendim gjykate të formës së prerë, marrë në datën 18 i 5-ti Gjykata ka vendosur që Renis Kasapit t’i sekuestrohet makina.

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Ka mundësi ta shoh pak atë?

Gazetarja- Patjetër, urdhëro!

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Ça makine është kjo? Benz thotë 049 NV.

Gazetarja-Benz ngjyrë gri, me atë targë. Kjo makine edhe pse është konfiskuar vazhdon të qarkullojë në Tiranë dhe gjobat i faturohen Renisit, ndërkohë që ky ka 2 vite që është në burg dhe vuan dënimin.

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Ehë

Gazetarja- Si mundet që një makinë e konfiskuar të vazhdojë të qarkullojë me targën e atij, me emrin e atij?

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Procedura e administrimit të mjeteve është që këto mjete na shërbejnë si provë matriale, kapen nga Prokuroria sekuestrohen. Mbahen në ambiente të policisë, prokurorisë për të cilat më pas vendos Gjykata se çfarë do bëhet me to. Pasi vendos Gjykata kalojnë te Rezervat e Shtetit . Në dijeninë time, ky mjet nuk është dorëzuar këtu te Drejtoria Rajonale e jonë.

Gazetarja- Është i sigurt ky si informacion që nuk është dorëzuar këtu?

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Nuk është dorëzuar, i sigurt.

Gazetarja- Mund ta kontrolloni ju lutem, që të jem e sigurt që nuk është këtu.

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Jo, nuk është këtu.

Gazetarja-Nuk është këtu?

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Jo. Të paktën nga ambientet e administruara nga Drejtoria Rajonale e Rezervave Matriale të Shtetit.

Gazetarja-Në opsionet që janë ose duhet të jetë këtu, ose ku mund të jetë?

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Mund të qëndrojë edhe diçka tjetër, p.sh për të humbur gjurmët oficerët e policisë marrin këto targa i vendosin diku në një mjet tjetër për arsye të tyre , e kupton? Për të bërë ndjekje të caktuara.

Gazetarja- Oficerët e Policisë Gjyqësore?

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Po.

Gazetarja- Po shteti pak i dyshimtë që merr mjete, i qarkullon me targat e këtij , me emrin e këtij në pronësi makine.

Punonjësi Rezervave të Shtetit- Tani shteti është edhe njeçikë i varfër dhe s’ka mjete në dispozicion./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY